E rradhë, kryebashkiaku “ndalon” hyrjen e mushkonjave në qytet!

Andre Marchand, kryetari i bashkisë Briollay në rajonin perëndimor francez Maine-et-Loire, në fillim të muajit ka marrë vendim për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë” pas ankesave të vazhdueshme të banorëve se vendi është pushtuar nga mushkonjat.

Marchand, në deklaratën për shtyp, tha se Briollay ku jetojnë 3 mijë banorë pas përmbytjeve të muajit qershor është pushtuar nga mushkonjat dhe se banorët janë ankuar.

Ai tha se banorët i kanë bërë presion që të gjejë zgjidhje lidhur me mushkonjat, prandaj ai është detyruar të marrë vendimin për “ndalimin e hyrjes së mushkonjave në qytezë”.

“Ky vendim është mënyra humoristike me të cilën mund t’u tregoj njerëzve se nuk mund të bëj asgjë në lidhje me çështjen”, tha Marchand.

Marchand tha se pavarësisht se janë vendosur kurthe në shumë vende të qytezës, banorët kanë vazhduar të ankohen dhe se ai nuk mund të bëjë asgjë tjetër.

Ai shtoi se pas vendimit rastësisht është zvogëluar numri i mushkonjave, por në rast të një përmbytjeje të re numri i tyre mund të shtohet përsëri.

o.j/dita

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...