Tema që i shqetëson së tepërmi turistët shqiptarë gjatë verës, janë çmimet e kripura në bregdetin e jugut.

 

Jo pak herë, përmes faturave, janë denoncuar në rrjetet sociale çmimet absurde të produkteve që ofrojnë lokalet në bregdet. Këtë herë ankesa është për një makiato që kushton 180 lekë.

 

“Mëngjes “Livadhian”- Mungesën e turistëve për shkak të motit të paqëndrueshëm, bizneset në jug kanë vendosur ta kompensojnë me çmime jashtë çdo logjike normale. Një kafe në Livadh sot kushton 180 lekë.

 

S’mund ta quash dot as turizëm elitar këtë shërbim kur s’të ofron as mirësjellje në këmbim të parave që paguan. A ka ndonjë inspektor tatimor për këto lloj faturash “Jo tatimore” ?”, shkruan gazetari Juxhin Mustafaraj.

/27.AL/