Suad Lici ka dalë për herë të parë para mediave nga momenti që është emëruar Administrator Ligjor i KF Vllaznia sh.a. “Disiplinë dhe kërkesë llogarie”, janë këto dy parimet kryesore mbi të cilat do të ndërtojë punën.

 

E ka deklaruar vetë, ashti siç edhe ka nënvizuar se ka një mandat 3- vjeçar si administrator. Lici ka paralajmëruar se vendimet do të jenë kolegjiale, në të mirë të Vllaznisë, ndërsa ka paralajmëruar se në rast mungese rezultatesh, gjobat do të merren ne momentin e duhur.

Numri 1 i Vllaznisë ka paralajmëruar edhe një Vllazni modeste financiarisht, krahasuar me sezonet e kaluara. Kjo për fazën e parë deri në dhjetor, më pas priten më shumë fonde.

Objektivi i Licit është ringritja e Vllaznisë. Ka lojtarë nën kontratë ka thënë ai, me të cilët do të bisedohet. Por do të hidhen sytë edhe nga Akademia dhe Vllaznia B për të parë nëse ka lojtarë që mund të kontribuojnë tek Vllaznia A.

 

Jemi vetëm me disa ditë vonesë, pasi Kategoria e Parë starton në shtator, ka thënë Lici. Do të kërkojmë që Vllaznia ti luajë ndeshjet në “Loro Boriçi” dhe besoj do ia dalim.

 

Për 3-4 ditë do të keni më shumë informacione për ringritjen e Vllaznisë. Do të diskutojmë bashkë me Bordin për trajnerin dhe drejtorin sportiv. Deri tani janë 5 emra për stolin e Vllaznisë: Martini, Kraja, Gjokoviç, Raineri dhe Lika.

 

Unë i kam takuar e kam biseduar. Në varësi të asaj çfarë kënë dhënë, do të jetë edhe përzgjedhja e emrit të trajnerit, ka thënë Suad Lici në daljen e tij të parë për mediat.

Konferencë për shtyp e Administratorit të Vllaznisë Suad Lici

Pubblicato da Gazeta Shkodra Sport Online su Martedì 24 luglio 2018