Pas Kampionit të Europës në atletikë Izmir Smajlaj, një tjetër sportist cilësor I ka dhënë lamtumirën klubit Vllaznia.

Këtë herë bëhet fjalë për një tjetër kampion, atë të peshëngritjes Erkand Qerimaj. Njeriu që po ashtu ka provuar të renditet I pari në Europë, ka vendosur edhe ai të lërë Shkodrën.

Dhe destinacioni I tij është I njëjtë me atë të Smajlajt, tek Klubi Tirana. Ky I fundit në këtë mënyrë po përfshin në rradhët e tij emrat më të njohur të sportit shqiptar, duke dashur të

shfrytëzojë imazhin e tyre.

Gjë që në fakt në Shkodër nuk kanë ditur ta shfrytëzojnë si duhet dhe për këtë arsye, njëri pas tjetrit janë larguar dy emra simbol të sportit dhe jo vetëm shkodran.

 

Në fakt, nga sa bëhet e ditur, Qerimaj ka disa muaj që ka marrë leje- kalimin nga klubi Vllaznia por nuk ka dashur ta bëjë publike këtë gjë. Por tashmë pas daljes edhe të rastit të Smajlajt, edhe ai ka folur.

Peshëngritësi I talentuar herëpashere ka ngritur zërin për mosplotësim të kërkesave të duhura për stërvitje apo shpërblime ndaj Bashkisë Shkodër dhe Sportklub Vllaznia.

 

Në një situatë të tillë, e ka parë të arsyeshme të largohet drejt kryeqytetit ngaqë atje qëndron thuajse gjatë gjithë kohës.

Klubi Tirana apo dhe Bashkia e këtij qyteti janë munduar t’I krijojnë kushte më të mira stërvitore dhe kjo është arsyeja që ata kanë bërë këtë kalim atje.

 

Por natyrisht që kjo gjë ndikon së tepërmi tek Sporklub Vllaznia të cilit I largohen sportistët më elitarë të tij.

 

Mbase kjo është një këmbanë alarmi për përmirësimin e kushteve të stërvitjes së sportistëve të tjerë apo dhe rritjes së shpërblimeve financiare sepse është mëkat që këta lloj sportistësh të të largohen për vetëm pak më shumë kujdes e vëmendje.

 

www.shkodrasport.com