E GODET RRUFEJA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË, HUMB JETËN 22-VJEÇARI

Një 22-vjeçar nga Lazarati ka humbur jetën këtë të hënë pasi është goditur nga një rrufe.

Xhuljano Koçi ishte duke kullotur bagëtitë në momentin kur ka rënë shkarkesa atmosferike. Edhe pse i riu është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Gjirokastër, ai nuk ka mundur të jetojë.

Ngjarja ka ndodhur në fushën e Luginës së lumit Drino, afër fshatit Bulo.

22-vjeçari nga Lazarati është viktima e dytë brenda pak ditësh që humb jetën nga rrufetë.

Në Shkodër u goditën tre persona në një arë teksa ishin duke punuar tokën.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...