Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga një shi i dendur mesditën e sotme, ndërsa është përmbytur pedonalja.

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu, që të nxirrnin jashtë funksionimit sistemin e kanalizimeve.

Qarkullimi i mjeteve është vështirësuar, pasi niveli i ujit në rrugë ka qenë i lartë.

Ndërsa moti me vranësira dhe reshje shiu përveç Shkodrës ka përfshirë edhe qytete të tjera në veri të vendit.