Lexojeni me kujdes! Këto janë këshillat që ju duhen pas një dite plazhi

Vera është dhe stina që ndryshe mund ta cilësojmë se periudha e plazhit. Qëndrimi në plazh është një mënyrë e mirë për të kaluar ditën, por pas tij, lëkura fillon të shfaqë probleme, pavarësisht kujdesit që ke treguar me kremra apo vajra mbrojtës.

Ekzsistojnë disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur parasysh se çfarë duhet të bëni pas një dite plazhi;

Dushi
Dielli dhe rëra i kanë bërë dëm lëkurës. Shtresat e kremit njëra pas tjetrës e kanë ngarkuar lëkurën, kripa nga uji i detit po ashtu. E para gjë, sapo të vish të shtëpi, është dushi dhe pastrimi i fytyrës me scrub.

Maskë hidratuese
Maska me luleshtrydhe dhe me kos është ideale për hidratimin e fytyrës pas plazhit. Pasi t’i kesh shtypur 2 luleshtrydhe, përzieji me një lugë kos. Përhape masën në fytyrë dhe mbaje për rreth 10 minuta. Shpëlaje me ujë të rrjedhshëm dhe pas kësaj, fytyrën do ta kesh më të butë.

Krem kundër djegieve
Pas një dite plazhi, me gjithë mbrojtjen që i ke bërë fytyrës, ajo duket e skuqur.

Megjithatë, duke përdorur maskën dhe më pas kremin kundër djegieve, lëkura do të zbutet dhe do të neutralizohet. Për djegiet nga dielli është një variant shumë i mirë, por ka edhe mënyra të tjera natyrore që mund të të bëjnë punë në këto raste.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...