“Za fest” ishte aktiviteti qe organizohej per here te dyte ne Thethin e bukur. Nje vit me pare ky aktivitet terhoqi aq shume vemendjen e te gjithe Shqiperise saqe ne kete vit te dyte pasues te gjithe ishin shume kurioz ta shijonin nga afer.

Keshtu i madh e i vogel nga jugu ne veri moren rrugen te shkonin drejte Thethit te preknin nga afer nje organizim qe mund te quhej nje risi per kohet e sotme. Vlashent Sata qe do performonte muziken e tij, Ema Andrea aktorja e njohur shqiptare qe me zerin e saj karakteristik do i jepte “Za” legjendave te ka-hershme shqiptare etj. Natyrisht ne kete edicion te dyte mbeshtetese e ketij aktiviteti ishte edhe Bashkia Shkoder ku “Za fest” zgjati plot tre dite e tre nete.

Pa dyshim qe te gjithe u kenaqen duke shijuar aktivitetin natyren mahnitese te Thethit ushqimet e tij dhe ajrin e paster qe te deh e te mbush mushkerit. Tashme “Za fest” mbaroi e gjithe Shqiperia foli per te. Por cfare mbeti pas saj… e thjeshte mbeturina pa fund. U organizua nje aktivitet ne qiell te hapur, nje aktivitet ne natyre por qe me shume se cdo gje tjeter vec sa e ndoten ate.

Ashtu sic menduan ti riktheheshin koheve te vjetra me rrefenja e muzike tipike shqipatare pse ishte kaq e pa mundur per ta qe vendin ta linin ashtu sic e gjeten. Eshte nje imazh shume i turpshem per ne qe turistet e shumte qe marrin rrugen drejte Thethit te gjenjne nje panorame te tille. Eshte shume e turpshme per ne qe turistet e shumte ne vend qe te mahniten me bukurine e atij vendi te vendosin duart ne koke nga pirgjet me mebturina.

Eshte shume e turpshme per ne qe turistet e shumet ne nje vend unik si Thethi turistet e shumte te largohen me zhgenjim. Eshte shume e turpshme per ne qe ne syte e botes te paraqitemi ne kete menyre kaq te pa denje. Per shume kend fajin e kane organizatoret apo Bashkia Shkoder etj.

Jo fajin e kemi te gjithe sebashku qe e degraduam keshtu nje nga perlat me te magjishme te natyres te vendit tone. Kot te ankohemi per kushte e standarde qe bota i ka e ne jo sepse jemi po ne ato qe nuk levizim as gishtin e vogel per ta bere kete vend persembari.

Si perfundim “Vizitojeni dhe shijoni bukurite e Shqiperise por ama me mend ne koke”. Nuk ua ka fajin askush per demet qe lini pas por vetem vetja juaj ndaj pervec se te vizitoni Shqiperine mbajeni paster ate.