Rrugët me koncesion kushtojnë 2 herë më shumë, pse e ndjek këtë praktikë qeveria Rama?

Ministri Damian Gjiknuri ka deklaruar se kontratat për ndërtimin e rrugëve janë të matshme dhe se çmimet janë bazuar në referencat dhe manualet që ka qeveria shqiptare në fuqi.

Deri tani qeveria ka miratuar koncesionet për dy vepra të mëdha; Rrugën e Arbrit me vlerë 240 milionë euro dhe autostradën Thumanë-Kashar, e cila ka një gjatësi 20.8 kilometër. Por fatura e Thumanë-Kashar mund të arrijë deri në 337.5 milionë euro pasi përfshihet edhe mirëmbajtja e rrugës për 13 vjet, si dhe interesat që do i paguhen privatit.

Pyetjes se përse shteti nuk i ndërton vetë këto rrugë në mënyrë që të minimizohet kostoja, ministri i Transporteve i është përgjigjur:

“Projektet madhore kanë shkuar gati dyfishi i kostove të parashikuara më përpara, ndaj nuk ia vlen të marrim këtë risk.”

Gjiknuri shprehet se partneriteti publik-privat i mundëson qeverisë të ndërtojë rrugët duke i paguar me këste, por njëkohësisht e mbron atë nga risqet.

“Riskun e merr totalisht privati. Ka një tavan të shpenzimeve të fiksuara dhe çdo risk i ngarkohet privatit, ndërsa vepra dorëzohet në kohë. Mekanizmat e sigurimit të kontratës që ne kemi bërë, janë shumë më të forta sesa në tenderimet publike.

Kompanitë private do të sigurojnë financimin dhe do të garantojnë performancë të kontratës, me vlera financiare të bllokuara në bankë, që do të thotë se nga çdo lloj vonese, shteti nuk ka asnjë humbje.”

Qeveria ka parashikuar të ndërtojë në total 6 rrugë të mëdha me koncesion, fatura e të cilave mund të arrijë mbi një miliard euro.

s.a/dita

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...