“PESHKU AUTOKTON DHE MIGRATOR DREJT ZHDUKJES NË LIQENIN E SHKODRËS”

Gjuetia e pakontrolluar përgjatë viteve të fundit ka shkaktuar zvogëlimin drastik ose zhdukjen e llojeve peshkore tradicionale të liqenit të Shkodrës. I këtij mendimi është specialisti i peshkimit Rasim Suma.

 

Si problematika të tjera Suma nuk rri pa përmendur gjuetinë me gjenerator apo atë me lëndë helmuese të cilat po shfarosin të gjith peshkun në liqen.

 

Vitet e fundit është konstatuar se ka një rënie të gjuhcës në liqenin e Shkodrës e cila ka qënë më e paktë në treg. Ndërkohë edhe llojet e peshqeve shtegtar sic është ngjala edhe qefulli është në rënie thotë specialist Rasim Suma .

 

Peshkatarët e rinj dhe të palicencuar nuk duan e nuk njohin asnjë rregull, pasi priren vetëm nga nxjerrja e fitimeve, pa llogaritur dëmet që shkaktojnë.

 

Rëniet më të mëdha që shkojnë deri në 50 përqind, llogariten në speciet autoktone dhe sidomos në ato migratore, si levreku, ngjala, qefulli theksojnë specislistët. Tradicionalisht liqeni i Shkodrës ka qenë burim jetese për banorët e rajonit.

STAR PLUS

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...