PARKINGJET DYSHE SFIDË PËR QYTETIN E SHKODRËS

Parkingjet mbeten sfidë dhe nevojë e madhe për qytetin e Shkodrës, ndërsa mungesa e tyre po shkakton çdo ditë e më tepër vështirësi lëvizjeje. Drejtuesit e automjeteve shpesh detyrohen të parkojnë në rrugicat e qytetit, ndërsa kjo penalizon banorët e lagjeve.

Te gjithe ato qe frekuentojne rruget e qytetit konstatojne anomali ne trafik.
Mos zbatimi i rregullave të qarkullimit rrugor me parkimet e gabuara tashmë është kthyer në një “gangrenë” për të gjithë.

Drejtuesit e automjeteve nuk zbatojnë absolutisht një ndër rregullat më minimale të qarkullimit, parkimin e rregullt të automjeteveduke parkuar dyshe. Parkimet e gabuara vazhdojnë të jenë problem shqetësues jo vetëm për qytetarët por edhe për policinë që e kanë të pamundur të marrë masat e duhura.

 

Një nga problematiket që shkaktohen nga këto lloj parkimesh përveç krijimit të vështirësive në qarkullim bëjnë dhe bllokimin e rruges ne raste emergjence per zjarrfikesen, ambulance etj.

 

Gjithsesi dihet që përveç policisë së Qarkullimit Rrugor është dhe ajo Bashkike që mund të bëjë sistemiminin e trafikut duke marrë masat ndëshkimore me gjobë financiare për parkimet e gabuara. Se kur do të ketë një sistemim kjo ndoshta është pa afat të caktuar dhe mund të vijojë për shumë kohë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...