Ndarja është një fenomen që shpesh sjell shumë probleme në gjendjen emocionale të shumë personave. Secili nga ne ka dëgjuar apo ka ndonjë të afërm i cili mund të jetë i ndarë apo divorcuar.

Me siguri në çdo moment. Pavarësisht se ndodh afër apo larg nesh, dashuria është ajo që na prek të gjithëve, aq më tepër lidhjet në kohët moderne që janë gjithnjë e më të brishta.

Duket se modeli i prindërve dhe gjyshërve që jetuan përgjithmonë të lumtur e jo vetëm, është thjesht një skenar i largët i marrdhënieve të çifteve. Po pse çiftet e sotme nuk janë jetëgjata, çfarëka që nuk shkon me to? Ja disa nga arsyet që shpjegojnë disi këtë problem të brezit tonë.

Nuk jemi të përgatitur:
Shpeshherë ndodh të mos ndihemi të përgatitur për të bërë e pranuar kompromise, për të sakrifikuar veten dhe për të dashur pa kushte. Nuk duam të presim, por preferojmë ta kemi gjithçka menjëherë. Në këtë mënyrë nuk i lejojmë ndjenjat tona të rriten, duke vendosur shpesh një kufi kohor të asaj se çfarë duhet të ndiejmë dhe kur duhet ta ndiejmë.

Ngatërrojmë dashurinë me ndjenja të tjera:
Që në kohët e Antikitetit e deri më sot, dashuria është tema që ka ngjallur e vazhdon të ngjallë debat tek çdokush. Për të janë shkruar shumë definicione, janë thurur poezi dhe vargje këngësh, mirëpo përjetimi i saj është tejet individual, aq sa të themi se është e pamundur ta përkufizojmë.

Nevoja për të patur dikë në krahë, për të mos u ndjerë vetëm dhe për të qenë i,e pranuar na bën që të marrim vendime të gabuara dhe të ngatërrojmë dashurinë me diçka më të thjeshtë si simpati dhe miqësi.

Bëhemi të varur nga teknologjia:
Teknologjia na ka ‘’afruar’’ shumë. Jemi kaq afër me njëri-tjetrin sa ndonjëherë është e vështirë edhe të marrim frymë. SMS, mesazhe zanore, chat dhe telefonata video kanë zëvendësuar komunikimin ballë për ballë në shumë raste. Nuk kalojmë më aq shumë kohë me njëri-tjetrin. Dimë mjaftueshëm për njëri- tjetrin, por nuk kemi për çfarë të flasim./Living