Në një shtet ku çdo sistem është përtokë dhe degradon dita-ditës me ritme të shpejta, nuk mund të flitet për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Një prej këtyre është edhe sistemi i shëndetësisë, i cili vazhdon të mbajë stafetën për numrin e lartë të ankesave që qytetarët kanë për çdo sektor të shëndetit.

Peripecitë dhe arritjet në dyert e spitaleve shqiptare janë të mëdha, e shpesh sjellin edhe tragjedi si vdekja e pacientëve apo zhvatjen e të gjallëve.

Zakonisht redaksia JOQ.al mesazhet e qytetarëve i poston si status, mirëpo ky që do sjellim më poshtë është ndryshe.

Një vajzë rrëfen historinë e trishtë të babait të saj dhe shtimin e vuajtjeje nëpër spitale duke mos gjetur një zgjidhje, por vetëm dyer të mbyllura.

Mesazhi i plotë i qytetares për JOQ.al:

Përshëndetje!
Uroj qe ky tekst të bjere në vesh të dikujt e të bëhet diçka.

Para 2 javësh shtroj tim atë me “Ishemi në tru të vogël”, e shtrojmë me urgjencë edhe pas 10 orësh peripeci e shtrojnë tek Neurogjia.
S’kalojnë as 4 ditë edhe Dr. GENCI pasi mbush xhepin mire thotë:

Ta nxjerrim vazhdojani mjekimet në shpi!”
Dhe unë i them:

“Të lutem doktor, ai nuk është në gjendje të mirë nuk mjafton mjekimi në shtëpi thjesht me ilaçe.”
As qe e vuri ujin ne zjarr.

Ato dite babi ishte i vetëdijshëm perveçse ishte paralizuar gjysma e trupit ama ishte ne gjendje të komunikonte.

Pas kësaj në flete dalje shënohet arsyeja e daljes edhe mjekimet që duhet të marre. Për të marrë një ilaç “Xarelto” duhet te prisje 2-3 muaj kur të të binte radha.

Më duhej mua të lëvizja lart e poshtë nëpër doktorë e spitale, sepse mami duhet të qëndronte me babin në shtëpi, vëllai është paraplegjik, invalid nuk mund të bëjë asgjë, un shtatzënë edhe pse më shihnin në atë gjendje as që donin t’ja dinin. S’mund të prisnim sa të dilte rimbursimi i ilaçit dhe ja blej.

Vazhdojmë kurën në shtëpi dhe dita-ditës situata fillon të rëndohej.

Më duhet te lëvizja nga shtëpia e babit dhe të shkoja të shikoja djalin 5 vjeçar sepse e kisha me diarre. Atë dite pasdite ime merr ambulancën e lagjes nr 8 dhe ato thonë “parametrat i ka ne rregull s’ka asgjë për tu shqetësuar”, si s’ka i thotë ky problemin e ka ne nerv jo ne tension, s’kemi ç’bëjm thonë edhe largohen.

Dje shkoj ta shoh dhe t’i çoj nipin se ndoshta bëhej më mirë, ç’të shikoja, ime me duke qarë e me priste mua, ai ishte paralizuar në fytyrë, deformuar pjesa e gojës nuk fliste aspak dhe paralizuar me keq.

Me urgjencë këtë herë qëlloj një mjek që sa e ka parë direkt e ka nisur për në spital.
Atje një mjeke e turnit të tretë që s’ja di emrin se do ja nxirrja namin, tangërrllikse në maksimum, as që donte t’ja dinte, vjen

neurologia dhe gastrologia pas një debati ndërmjet te dyjave që neurologia thoshte nuk e ka nga nervat e ka nga stomaku ka pësuar hemoragji, gastrologia i tha ne do i japim gjak ju duhet ta shtroni tek neurogjia, sepse deformimi dhe mosfolja janë diçka e nervave, është gjynah shikojeni në ç’gjendje është dhe ajo tha “Punë e madhe, ne na vdiq djali 28 vjeç e jo më ky 67 vjeç!”

Aty s’durova dhe nisa të debatoj, mirëpo serish s’bëhet gjë, im atë është i shtruar tek stomaku ndërkohë qe ai nuk mund të komunikojë ç’më dhemb ose jo.
Mjere ne në ç’vend jetojmë, mjere ne në dorë të kujt kemi mbetur.

Po këta mjekë sillen sikur po i ushqejnë e mbajnë këta këtë popull, po jemi njerëz bëhuni pak human, vëreni zemrën në punë për mirësi jo për ligësi, mbushini xhepat por na jepni zgjidhje.

A nuk është gjynah ai njeri me një djalë invalid, e me një pension sa për të thënë, të lihet në këtë gjendje.

Ju lutem, ju lutem o mjekë ndihmojini pacientet atëherë kur duhet,të jetojë edhe një ditë me fëmijët e tij dhe jo ta largoni një ditë më parë!

Faleminderit!”