Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bashkinë Finiq, në Sarandë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 në një apartament të ndodhur në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”.

Shkak për rënien e zjarrit dyshohet se është bërë shpërthimi i disa tubave që lidhnin bombolën e gazit që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.

Mësohet se në atë moment në banesë ndodhej vajza 13-vjeçare e familjes, e cila është shpëtuar nga zjarrfikësit.

Raportohet se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.