E morën si me shaka…por ja që po rrëzohen një e nga një gjyqtarë dhe prokurorë…

E morën si me shaka…por ja që po rrëzohen një e nga një gjyqtarë dhe prokurorë…

Pasuritë e tyre që po tregojnë se “minareja nuk futet në thes”…

Me gra që as bukë e as ujë nuk kanë ngrënë e nuk kanë pirë…kanë kursyer edhe thërimet e si “nikoqire” kanë mbledhur paratë për të blerë apartamente dhe jo pak por një e dy e tre e katër…

Sa qesharakë as shumëzim e mbedhje nuk dinë të bëjnë…

Po si dalin kaq para me pagat?!

U trashën me rryshfete…

morën para nga kriminelët duke i bërë nga vrasës në viktima…

hynë në pazare me politikanët duke ju mbyllur gjygjet apo duke ju dhënë fitore elektorale në tavolinë dhe duke deformuar vullnetin e zgjedhësve…

Po kush janë këta?! Si u krijuan?!…

Një pjesë në një universitet ku paguhej aso kohe 50 marka gjermane për provim te një kioskë dhe nuk hyje fare në provim ose 20 marka kur hyje në provim dhe mbaje librin hapur për të kopjuar…

Ka dhe shumë politikanë që morën diploma të tilla dhe mbritën deri ministra…

Pastaj shkolla e Plepave…dhe po me këta pa profesionalizëm dhe dinjitet u bashkuan dhe disa magjistratë që e fitonin konkursin duke paguar shifra të çmendura nën dorë dhe hynin në sistemin e drejtësisë me borxh dhe me vesin brenda…

Dhe nisnin zanatin merr e xhvatë mbajë për vete dhe paguaj lart atje ku jepeshin emrimet…

Dhe pamë se si presidentët e republikës u bën qesharak kur mbronin gjyqtarë të korruptuar e jepnin emërime në krye të KLD-s poste që paguheshin nën dorë…tek sekserët e tyre shpesh edhe pjestarë të familjeve të tyre…

Lindi “taksa e emrimit” dhe nga një hiç mbrije gjyqtarë në Apel, në Gjykatën e Lartë, bëheshe prokuror e deri prokuror i përgjithshëm. Demokracia përmes ligjit nuk mundi dhe nuk funksionoi dot tek ne….

Demokracia e paqenë zuri vend, institucione të pabesueshme u instaluan…korrupsion galopant pamë e dëgjuam dhe shtet ligjor i munguar,…ja ku mbritëm…

Tani i sheh si janë bërë si letra të zhubrosura…

Por nuk duhet të mbyllet këtu…

Zbardhja e pasurisë së tyre të paligjshme duhet hetuar …duhet sekuestruar dhe ata e ato që nuk e kaluan vetingun duhet të meren të pandehur dhe të dënohen penalisht sipask krimit që mund të kenë kryer….

Ndryshe ata janë jashtë sistemit të drejtësisë por brenda korrupsionit, informalitetit dhe krimit ende të pandëshkuar…

Dy fjalë edhe për avokatët e tyre…

Po a e shihin veten tuaj kur hynë në atë sallë si dukeni, pa dinjitet pa mision pa vlera…

Hiqni dorë sepse emri dhe dinjiteti profesional, pamja dhe besueshmëria juaj para fëmijëve tuaj ka shumë më tepër rëndësi…

Nuk është paraja gjithçka…

Edhe bankat duhet të hetohen sepse ato duke shkelur shpesh rregullat e kreditimit japin kredi për këta gjyqtarë dhe prokurorë për të blerë vila…në fakt për të siguruar alibinë e transaksionit…sepse dihet se që të marësh një kredi, kolaterali do duhet të mbulojë një vlërë të lartë të kredisë.Fallcifikime kryhen dhe nga ata që shesin vilat të cilët bëjnë shitje fiktive të ulët dhe pjesën tjetër të parave i marin nën dorë duke shpëtuar edhe nga detyrimet fiskale…

Pastrimi duhet i thellë…dhe në të gjitha hallkat…

Rritja e ritmit të vetingut është një shënjë pozitive…Rruga është ende e gjatë…llumi është goxha i trashë dhe ngado i përhapur…!!!

Nga Përparim Kabo

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...