I moshuari 81 vjeçar, mban “gjallë” fshatin

Ka mbushur 81 vjet dhe jeton i vetëm, por punën nuk e ndal asnjëherë

Daut Xhimshiti, nga fshati Kukaj, po arrin të kujdeset për 300 pemë, të cilat i ka mbjellë vetë.

“I kam nxjerrë mbi 300 pemë të egra, i kam shartuar dhe i kam mbjellë. Nga to 100 fidanë janë molla, 100 kumbulla, 100 dardha, 50 qershia dhe kam mbjellë 30 pisha për shëndetin e fëmijëve”, thotë i moshuari për RTV Dukagjinin.

Dikur kishte ardhur nga një fshat i Medvegjës në një fshat të panjohur për të.

Fshati Kukaj mes Gjilanit e Prishtinës, u bë vendstrehim për të në të cilin po kalon pjesën tjetër të jetës.

“Kemi kaluar shumë mirë me njëri tjetrin, sepse jemi një gjak. Kemi ndihmuar njëri tjetrin në punët e arave, jo sikur sot”

I moshuari thotë se në këtë fshat dikur kishte jetë.

“Kam pasur deri në 30 kafshë shtëpiake”, tregon plaku i cili tashmë ka mbetur i vetëm në shtëpi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...