Mbrojtësi Elseid Hysaj po zhvillon fazën përgatitore me skuadrën e Napolit nën drejtimin e teknikut të tij Karlo Ançeloti. Ai po përjeton një eksperiencë të madhe me një nga teknikët më të mirë në qarkullim.

Në seancën e sotme të Napolit, shqiptari kishte një mik mjaft të veçantë që po e ndiqte nga tribunat e fushës stërvitore.

Fjala është për ish-zëvendëstrajnerin e Shqipërisë, Paulo Tramezani. Ky i fundit ndoqi seancën stërvitore të ekipit napolitan nën drejtimin e “don” Karlos.

 

Fillimisht të dy u përshëndetën dhe buzëqeshën me njëri-tjetrin, pas seancës u takuan dhe shkëmbyen një bisedë të ngrohtë.

 

Tramezani nuk ka një ekip që pas largimit nga Sioni, ku nuk pati aspak sukses. Trajneri dhe mbrojtësi kishin një raport shumë miqësor në kombëtaren kuqezi.