Do të jetë Qarabagu, skuadra ku luan prej shumë vitesh ish kapiteni i kombëtares shqiptare Ansi Agolli, rivali i Kukësit në turin e dytë të UEFA Champions League.

Kampionët e Azerbajxhanit barazuan pa gola ndaj kampiones së Sllovenisë, Olimpia Lubljana në sfidën e

kthimit të turit të parë duke avancuar më tej falë suksesit 0-1 në ndeshjen e parë në transfertë.

Edhe sezonin e kaluar do të ishte përballur me Qarabagun nëse do të kishte kaluar me sukses moldavët e Sherif Tiraspol.

Bëhet fjalë për një kundërshtar shumë të fortë që po dominon futbollin azer në vitet e fundit dhe që sezonin e kaluar arriti kualfikimin historik në fazën e grupeve të

Champions League duke ndalur në 2 barazime edhe Atleticon e Madridit që u eliminua nga Championsi por më pas fitoi Europa League.

Agolli u aktivizua vetëm në sekondat e fundit dhe u përdor nga trajneri për të fituar kohë në takimin e kthimit ndaj ekipit slloven, një tregues i qartë ky se

shqiptari e ka humbur vendin e titullarit te Qarabagu. Sfida e parë mes Kukësit dhe Qarabag-ut do të zhvillohet në 24 korrik në Loro Boriçi të Shkodrës.