Një avion Boeing 737 me pasagjerë të nisur nga aeroporti i Tiranës, është detyruar të bëjë një ulje emergjente pasditen e së martës në pistën e aeroportit Raffaello Sanziu në Falconara, Itali, me mbi 143 pasagjerë në bord.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, ku avioni i kompanisë

Blu Panorama u detyrua të bëjë një ulje emergjente për shkak të dëmtimit të një dritarjeje.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Rinasit për në Malpensa në Milano me 143 persona në bord.

Nga hetimet e para, dëmtimi i dritares detyroi komandantin të devijojë drejtimin duke u ulur në pistën e Sanzio. Pasagjerët u trembën, por nuk pati asnjë të plagosur.

Avioni u rinis, por pa udhëtarët që mbetën të gjithë në Ancona./Opinion.al

Shkruan: anconatoday.it