Stoli i Vllaznisë bëhet çështje. Edi Martini është ende alternativë, por vendos administratori i ri

Edi Martini është ende një alterna tivë për stolin e Vllaznisë, edhe pse burime pranë drejtuesve të lartë të klubit shkodran bëjnë me dije se

Ervis Kraja është favorit për të marrë drejtimin e ekipit në sezonin e ri.

Megjithatë, drejtuesit e klubit ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre të fundit në lidhje me emërimin e trajnerit të ekipit të dytë, Krajës, në krye të skuadrës dhe kjo ka bërë që emra të tjerë të qarkullojnë.

Por, Kraja shikohet si mundësia e parë për të marrë drejtimin, falë edhe punës që ka bërë në klubin Vllaznia

këto vitet e fundit dhe më konkretisht me ekipin e Vllaznisë B, në sezonin që sapo u mbyll.

Por nuk është përjashtuar, mesa mësohet, as emri i Martinit nga

kjo garë për kreun e pankinës dhe një gjë të tillë e konfirmojnë edhe burime të besueshme pranë trajnerit.

Ai ka pasur kontakte me drejtuesit më të lartë të bashkisë dhe më konkretisht me kryebashkiaken

Ademi, e cila momentalisht është edhe numri një i klubit.

Gjithashtu, do të jenë edhe organizmat e tjera të klubit që do të marrin formë, si bordi drejtues dhe administratori, të cilët do të thonë edhe fjalën e tyre.

Gjithsesi, përballja e emrave për kreun e pankinës tani mbetet mes kësaj dysheje.

Stafi – Pas përzgjedhjes së administratorit dhe emrit të ri të bankinës, atëherë do të jetë pikërisht një nga trajnerët e skuadrës që do të bëjë përzgjedhjen e stafit tjetër teknik, i cili do të jetë në krah të tyre.

Nga sa mësohet, pas Krajës apo edhe Martinit, pritet që të jetë një tjetër dyshe shkodrane. Këta trajnerë mund të merren pikërisht nga radhët e trajnerëve të

Akademisë Vllaznia. Kjo, pasi edhe një pjesë e lojtarëve të kësaj skuadre janë elementë të dalë nga duart tyre./panorama-sport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...