Një nga plazhet që po i le të kënaqur pushuesit është ai i Tales në Lezhë.
Kjo për shkak se operatorët po aplikojnë çmime të arsyeshme.

Kafen mund ta pish vetëm me 70 lekë.

Aq kushton dhe një shishe uji e servirur në bar. Kjo ka rritur shumë numrin e pushuesve në këtë bregdet 8 kilometra larg autostradës dhe 16 kilometra larg nga qyteti i Lezhës.

“Të gjithë klientët tanë që vijnë të na vizitojnë në bregdet parkingun e kanë falas. Çmimi i shezlloneve është 300 lekë. Kafja, uji janë te 70 lekëshi në të gjithë bregdetin e Tales”.

Pushuesit thonë se shërbimet janë të njëjta me ato të zonave të tjera turistike. Ndryshimi është tek paratë që shpenzojnë.

Është jeta më e lirë”.

Operatorët turistikë thonë se çmimet e ulëta po afrojnë çdo ditë e më tepër pushues.

“Të paktën krahasuar me restorantet e tjera jemi shumë më lirë”.

Vetëm gjatë 2 viteve të fundit pushuesit në

Tale të Lezhës janë dyfishuar. Kurse këtë sezon ka nisur të funksionojë edhe hoteleria, pavarësisht se ende është e limituar./Tvklan