Armando Cungu: I lumtur për kualifikimin, Kukësi më sjell fat

Binomi Kukësi-Cungu duket se sjell fat për ekipin verilindor i cili pas kalimit të tureve në Ligën e Europës nën drejtimin e shkodranit, tani ka kaluar një tur edhe në Ligën e Kampioneve me të në stol. Por pas barazimit 1-1 ndaj Valetës, trajneri ka pranuar se përtej emocioneve, duhej parë fakti se ekipi ishte shprehur nën nivelin e kërkuar.

 

“Rikthimi në Kukës normalisht ka emocionet e veta, ka kënaqësinë e vet, për vetë historinë që kemi kaluar këtu. Kukësi ka qenë gjithmonë një simpati e veçantë për mua, pas Vllaznisë ma ka dhënë Kukësi këtë fat.

 

Ndeshja e sotme ishte shumë e vështirë për ne, pasi kërkohej nga opinioni sportiv kalimi i turi edhe pse ndoshta nuk ishte shumë e favorshme për ne nga ndeshja e parë. Për mendimin tim mund të kemi pasur ngërç psikologjik, më shumë presion për faktin se Kukësi ishte favorit. Nuk e mendonte kush eliminimin.

 

Por në fakt nuk ishte ashtu, pasi Valeta për mendimin tim ishte ekip shumë i mirë. E kam parë ndeshjen me shumë vëmendje dhe sot pothuajse na dominuan”, tha ai për faqen zyrtare të klubit duke lënë të kuptohej se skuadra kishte shumë punë për të bërë. /vipsport/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...