Katër shqiptarë të moshës 20 vjeç kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi i grabitën 2 milion euro një shtetaseje franceze, në një hotel luksoz në Milano.

Por ajo që ndodhi më pas është e denjë për filma.

Nga 2 milion euro që i grabitën francezes vetëm 65 mijë euro ishin të rregullta, pasi pjesa tjetër ishin para false.

Francezja kishte organizuar një takim në hotel me disa biznesmenë të huaj indianë, me të cilët do të shkëmbente paratë, mesa duket në një skemë mashtrimi.

 

Shqiptarët u larguan nga vendngjarja me një Alfa Romeo 147. Policia iu vu nga mbrapa dhe nisi ndjekjen me shpejtësi nëpër rrugët e Milanos, derisa shqiptarët u kapën.

 

Mediat italiane shkruajnë se ata u informuan nga dikush që ishte në dijeni të valixhes me para, megjithatë ata nuk i informuan për faktin se këto para ishin të falsifikuara.