Kukësi ka arritur të kualifikohet me vështirësi për në fazën e dytë kualifikuese të Champions League pasi ka barazuar 1-1 me maltezët e Valletta-s në fushën e këtyre të fundit, ndërsa një javë më parë ndeshja ishte mbyllur në barazim pa gola.

E ka qenë pikërisht një gol nga gjeorgjiani Dzaria i shënuar gjashtë minuta para fundit të ndeshjes që i ka dhënë mundësi skuadrës shqiptare të kalojë për në fazën e dytë. Për vendasit më parë kishte shënuar italiani Picollo, një gol që përkohësisht i bëri ishullorët të shpresonin.

Pjesa e parë nuk ishte edhe aq e mirë për skuadrën e drejtuar prej vetëm tri ditësh nga Armando Cungu, i cili u rikthye pas largimit të Peter Pacult pikërisht për shkak të barazimit në ndeshjen e parë me Valletta-n në “Loro Boriçi”.

Me vetëm një rast poër gol të krijuar, asnjë goditje këndi, kuksianët lëshuan edhe mbajtjen e topit në pjesën e parë, duke u vënë në vështirësi përballë skuadrës malteze, e cila gjithsesi duhet të sulmonte për të shpresuar te një gol.

Në pjesën e dytë Cungu kreu tre zëvendësime shumë shpejt, brenda tetë minutash, por pikërisht në momentin kur skuadra kuksiane duhet të kishte fituar pak më shumë freski erdhi edhe goli i vandasve, me sulmuesin e krahut Picollo që realizoi bukur pas pasimit të mbrojtësit Zerafa.

Por gjashtë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Dzaria i dhuroi kualifikimin skuadrës së tij, duke realizuar golin e barazimit, një gol që vlen dyfish si i shënuar në portën kundërshtare. Tre mintua më pas skuadra shqiptare mbeti edhe me dhjetë vetë pasi Zguro mori të verdhin e dytë, por megjithë gjashtë minuta shtesë,

Kukësi u mbajt duke siguruar kështu kualifikimin e parashikuar një ditë më parë nga Cungu./EDS/