“Po kalbëzon dhe po vret Shqipërinë”, çfarë u bëri Enver Hoxha dy gazetarëve që e “pështynë”?

Edhe pse në kohën e komunizmit, mediat e pakta që ekzistonin ishin totalisht të censuruara dhe të kontrolluara nga shteti diktatorial,

pati edhe nga ata gazetarë që guxuan të thoshin të vërtetën.

Dy gazetarët e Radio Tiranës, Fadil Kokomani dhe Vangjesl Lezho nga burgu i Spaçit, morën guximin dhe i shkruan një letër drejtuar Hysni

Kapos për torturat, krimet, izolimin e vendit nga Enver Hoxha.

Më 1963, për tentativë arratisjeje, u arrestuan dhe u dënuan me 25 vjet burgim dy gazetarët e talentuar të Radio Tiranës, Fadil Kokomani

dhe Vangjel Lezho, të cilët u ri dënuan në 1979 me pushkatim, vendim që u ekzekutua më 29 maj të atij viti.

Arsyeja ishte se ata, ndonëse e dinin se do të dënoheshin me vdekje pas 16 vjetësh të kaluar në burgjet e tmerrshme komuniste, u dërguan

një letër anëtarëve të Byrosë Politike të PPSH-së, ku theksonin se Enver Hoxha po e izolonte Shqipërinë nga bota.

“Enveri e çoi vendin në humnerën më të turpshme të historisë”, theksohej në letrën që u nis nga ferri i Spaçit, udhëheqjes së partisë.

Një shtet ku në rendin e ditës janë parullat patriotike (“për flamurin” “për atdheun” “për trojet e shenjta” etj., etj), ai as nuk ka vdekur, dhe as nuk është vrarë, por është kalbëzuar.

Në vijim të këtij gjykimi, në një shtet ku jeta e përgjithshme dhe e veçantë i nënshtrohet “mendimit” dhe rrugës politike të një suite të përjetshme dhe kur ky “mendim” permanent dhe politik – bëhet qëllim jete për popullin, pa dyshim që

Ky shtet është pushtuar (si në formacionin shoqëror, ashtu edhe në atë familjar) nga një humnerë amoraliteti. Këtë e ka vërtetuar historia e “kolltukëve” obskurantistë të shumë mbretërive e sundimtarëve të së kaluarës dhe të kohës që jetojmë,

pavarësisht se këta “udhëheqës” e të “zgjedhur” të popullit janë munduar të notojnë me të gjitha metodat e demokracisë, lirisë e barazisë.

Në epokën tonë, në shekullin e kozmosit të komunizmit, natyra më e thellë, më serioze ose më e cekët dhe më pak serioze e një shteti a shoqërie që pretendon se ndërton

socializmin, varet nga raporti dhe qëndrimi që ai shtet( në rastin tonë udhëheqje) mban ndaj kozmosit të komunizmit, ndaj Bashkimit Sovjetik, ndaj Tetorit të madh. Tetori i Madh, Bashkimi Sovjetik, Partia Komuniste Bolshevike e BS-së, janë tri nocione që mbeten ndër shekuj gur themeltar i kozmosit komunist.

Po mbushen 18 vjet që udhëheqja shqiptare, duke e çuar vazhdimisht popullin, gjithmonë kurriz përkulur në greminën më të turpshme që ka parë historia, sulmon pa pushuar, si kukuvajka në errësirë vendin dhe popullin e madh të Tetorit me shigjetat më të pështira e të helmuara! Përse vallë?

Sepse ajo vuan nga kolltukomania shekullore “alla mbret”, “alla Ali Pashë” e kompani. Nuk thonë më kot: në qoftë se aksiomat gjeometrike prekin interesat dhe parimet e personave të posaçëm, këta nuk lënë shtyllë pa ngjitur e kullë pa ndërtuar me qëllim që t’i eliminojnë këto aksioma.

Kur dialektika jonë socialiste kërkonte që Sekretari i Parë të hiqej mënjanë si figurë që e kishte kryer misionin në parti, ai dhe kompania e tij, duket kujtuan gjakun stërgjyshor të sulltanëve e të mbeturve të Francës dhe kërkuan ndihmën e Vatikanit të Perëndimit plak dhe më në fund, e më në bisht dhe të djallit vet, vetëm e vetëm që ata të mbeteshin në fuqi.

Ama komunistë! Vallë a ka gjë të përbashkët këtu me figurën e komunistit?! Vetëkuptohet, këtu zien kolltukomania “alla monark” dhe Sekretar i Parë i përjetshëm i Partisë së Punës, që zgjidhet kongres pas kongresi pa asnjë diskutim (Ka rrezik të zgjidhet edhe pas vdekjes si sekretar nderi)-u prek në egon dhe sedrën e tij stërgjyshore si bej, çifligar a fajdexhi dhe lëshoi tirandën e shëmtuar politike kundër Bashkimit Sovjetik,

tirandën më monsturioze që ka parë njerëzimi qysh nga Tetori i Madh i 17-s, megjithëse sa e sa herë kishte fjetur dhe ishte prehur në gjirin e mrekullueshëm të natyrës ruse.

Madje, si armiqtë e komunizmit, Perëndimi kapitalist nuk ka përdorur shprehje kaq barbare. Duket se Sekretarin e Parë e preku në thembrën e Akilit udhëheqësi i madh i popullit dhe i Partisë Bolshevike,

leninisti i shkëlqyer, Nikida Hrushov dhe atij “iu dhimbs” populli dhe tha: “Jo, populli shqiptar do të hajë edhe barë, por nuk do të përkulet kurrë!”

Dhe ja sot, populli shqiptar duke punuar me tri turne merr aq sa të ketë bukë për tri-katër ditë (vallë a bëhet fjalë për bukë në shekullin e XX-të?!), kurse udhëheqja shqiptare dërgon korrierë të posaçëm në dhera të huaja për të

blerë një dorezë a bravë dere për këtë apo atë dhomë gjumi a prehje, që t’i shkojë ngjyrës, shijes dhe impulsit vetjak e kapriçoz të mbretëreshës, kushërirës së saj e gjithë kompanisë që mbajnë disa tesera të kuqe e që vetëquhen anëtarë partie, anëtarë të KQ-së ose anëtarë të Byrosë Politike.

Me një fjalë: Oborrin e monarkut të madh të një populli të nënshtruar e të vogël, ju e keni mbiquajtur KQ, Parti Pune e të tjera fetishe të tilla që i përngjajnë aq shumë atyre

organizmave socialiste e socialdemokrate të Europës, që Marksi e Lenini i godisnin si vegla të kapitalit.

Ne, si komunistë e publicistë, të brumosur me idetë e Tetorit të Madh, të Leninit e të Partisë Bolshevike qysh në vegjëli, duke vuajtur nëpër burgjet e kampet tuaja, të cilat ia kanë kaluar përsosmërisë barbare

të burgjeve e kampeve fashiste e naziste, pavarësisht se struktura njerëzore e KQ-së ka ndryshuar rrënjësisht, ligji mbetet po ai i Sekretarit të Parë, do ta titullonim këtë letër drejtuar Juve e nëpërmjet jush, KQ të PPSH-së, duke e shtuar në formën e dy pyetjeve të mëdha dhe kyçe: “Que Vadis?”

dhe “Kush është demingu i kozmosit të komunizmit?”.

Zbërthimi i këtyre dy pyetjeve (që do të formulonin faktikisht edhe titullin fillestar e konkludiv të kësaj letre) nën dritën e metodës së materializmit dialektik dhe historik, si dhe të teorisë së komunizmit shkencor, përbën kuintesencën e pikëpamjeve tona të së kaluarës, të së sotmes dhe së ardhmes.

Juve si “udhëheqje”, u plakët fiziologjikisht, por për faktin mashtrues dhe vetëmashtrues, keni plakur edhe popullin me rininë e tij të përjetshme në gji. Juve, fatin tuaj nuk e tradhtuat, por tradhtuat aspiratat dhe frymëzimin fillestar të popullit, i

cili në sfondin e luksit dhe veseve tuaja doktrinare, po hiqet siç thotë filozofi i madh romak, Seneka, – zvarrë! Kësaj i thonë ironi e fatit, si në adresën tuaj të “oborrit” të KQ ashtu edhe në adresën e popullit.

Juve i premtuat popullit socializmin shkencor dhe i servirët një socializëm feudal, doktrinar, që dita-ditës më shumë po e jep vetë fytyrën e

maskuar dhe po nxjerr në pah kriminalitetin historik dhe paaftësinë dështake për të mos kuptuar rrjedhën dialektike dhe materialiste të historisë njerëzore në tërësi dhe të kampit socialist me Bashkimin Socialist në ballë, në veçanti. Sharlatanizmi nuk ka brirë.

Ndaj dhe lodra e gjoja tradhtisë së BS-së, nuk kishte nevojë për brirë. Mjaftonte vetëm të dilej në tribunën e 81 partive në Moskë dhe t’u njoftohej botës për disa muhabete rreth grurit që e hëngërkan minjtë nëpër hambarët e

Bashkimit Sovjetik për të nxjerrë konkluzionin “shkencor” dhe “marksist” se N. Hrushovi i PKBS-së denigroi në tradhti revizioniste.

Më tej!

Mjaftonte vetëm të dilej në këtë tribunë dhe të thuhej se, BS-ja i imponon mendimet dhe veprimet e veta, gjoja skllavëruese, për të kuptuar sesa antishkencore janë konkluzionet e “udhëheqjes” së

PPSH-së dhe sa të drejta janë studimet dhe parashikimet aktuale, thellësisht leniniste të filozofëve dhe ideologëve të të gjitha partive komuniste të globit.

E pse, ç’u bë Bashkimi Sovjetik, që kaq lehtë e me një “deus ex machina” tradhtoi në revizionizëm?

Mos ishte vallë ky shtet i fuqishëm, në kohë e në histori si komuna jetëshkurtër e Parisit që u mbyt nga tradhtia e nga grindjet e brendshme dhe nga vërshimi prusian?

Juve e dini mirë se shteti i sovjetëve lindi dhe u konsolidua (qysh nga të shtunat komuniste e deri te gjigantët pesëvjeçarë në luftë kolosale me presionet e kapitalit shumëshekullor botëror

dhe doli fitimtar në luftën për pavarësi dhe socializëm të vërtetë e avangardeskë. Sot populli sovjetik gëzon frytet e para të komunizmit modern dhe shkencor.

Kurse populli i vogël shqiptar, po gëzon frytet e para dhe të fundit të mjerimit e të varfërisë si rezultat i zhgënjimit dhe ç’betimit të bërë nga “udhëheqja” e tij e zgjedhur, gjoja me vota të lira e demokratike periodë pas periode. Ky popull po

vuan për ditë që të shohë pakëz nga premtimi i bërë solemnisht nga PPSH-ja, që pretendon se ka unitet me masat, por ai (populli), nuk ka parë veçse tradhti, keqbërje, degjenerim, vrasje të kuadrove të dalë nga zjarri i luftës antifashiste, kurban të përhershëm për altarin e një farë Perëndie, i cili pas Leninit, qenka “Gjeniali i epokës”.

Ky virtuoz veteran e zhongler i sprovuar, i cili gjatë luftës mbante këshilltarë anglezë, gjatë 35 viteve (si në kohën e jugosllavëve, të sovjetikëve e të kinezëve), nuk ka bërë tjetër veçse e ka zhvatur në mirëbesim këtë fuqi socialiste dhe ka sajuar mbi gjakun e dëshmorëve situata

tragjike, gjoja të Atdheut e të flamurit në rrezik dhe, si shpërblim dhe vërtetim juridik, i ka hedhur opinionit vendas e ndërkombëtar tradhtinë e një sërë anëtarësh të thjeshtë partie, të KQ e të Byrosë Politike, ish-partizanë e komunistë të devotshëm.

Çfarë cirk i mrekullueshëm! Me sa lehtësi sekretari i parë i ka hedhur këta shokë përtej, në kafazin e tigrave të kopshtit zoologjik fashist botëror!

Na u kujtua një moment i lashtësisë: në një nga ishujt e Greqisë së vjetër kultivohej perëndia e diellit, e quajtur Moloh. Populli ishullar ishte i detyruar t’i bënte herë pas here kësaj perëndie, kurban në njerëz, ndryshe ai (populli) nuk do të shihte diell.

Po kështu, ky popull i këtij vendi që quhet Shqipëri apo Republikë Socialiste, është i detyruar të bëjë kurban e theror mbas therorësh pambarimisht, sepse kështu e dashka kauza e “socializmit”, e pse të mos e

saktësojmë, sepse kështu e do kulti i Sekretarit të Parë me kompani, i cili me “guximin” që mori, duke i shpallur luftë vendit të parë komunist, nuk bëri tjetër, veçse çoi në vend amanetin e Mustafa Krujës, “për rrezikun sllav dhe luftën kundër tij”, si dhe amanetin e gjithë obskurantistëve dhe shovinistëmëdhenjve shqiptarë kundër sllavëve, si në të kaluarën, ashtu edhe në të sotmen.

Ama marksistë!

Çfarë i shtyn këta doktrinarë dhe eklektikë të mos bëjnë dallimin e kohës së para revolucionit socialist me atë të kohës së komunizmit shkencor sovjetik dhe të jetës së gjithë familjes së vendeve socialiste?! Për aparencë të fakteve, sulmi u krye vetëm se na u prek kolltuku! “L’etat, c’est moi” “Shteti jam unë dhe pikë”! Kështu thotë Sekretari i Parë, i cili mbi kurbanet e vetë, mbi kockat e tyre, kërkon të ngrejë një kështjellë të pamposhtur dhe veten ta japë si

demurg i kësaj kështjelle, që i përngjan aq shumë asaj kalasë dhe jetës së Ali Pashës, i cili qe i detyruar të vdes si qen, i rrethuar vetëm nga 20 veta besnikë. Nga na doli ky feniks-demagog, që fryhet e dikton ligjin e parë e të fundit komunistë në të gjithë globin?!

A nuk të kujton historia e kombit shqiptar, që qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore nuk po gjen fytyrën e vet njerëzore të erës së komunizmit, por nën këtë maskë, ka formuluar në vetvete një katrahurë të përbindshme vëllavrasjesh e varfërie të përhershme(të kamufluar me ca fabrika, uzina, hidrocentrale, traktorë dhe këto të ndërtuara me djersën e popullit të mbetur gjithmonë në strehën e varfërisë dhe të investimeve të BS-së dhe të vendeve të tjera socialiste. A nuk të kujton ky nocion atë panoramën tragjik-komike trepjesëshe të Dantes, ku varkëtari i palodhur ka dalë prej kohësh të presë “udhëheqjen” që ta përcjellë për në ferr?!

Ose më tej!

A nuk ju kujton panorama e sotme shqiptare atë tragjedi të Greqisë së lashtë (këtu e tre mijë vjet më parë), kur Atreu për të sunduar, theri bijtë e vëllaut dhe i serviri këtij të fundit mishin e pjekur në sofër?

Programet subjektiviste (qofshin këto ekonomike apo kulturore) të “udhëheqjes” së konservuar e konservatore, nuk i kanë sjellë tjetër këtij nacionaliteti veçse thellimin filistizimit të degradimit shoqëror, të

shthurjes familjare (kësaj bërthame engelsiane të shoqërisë në përgjithësi dhe asaj socialiste në veçanti, duke e mbajtur rininë me gënjeshtrën e madhështisë së fituar qysh në Luftën

Nacional-çlirimtare, kurse popullit, duke i imponuar gatishmërinë patriotike dhe duke i servirur në vend të mirëqenies, parullat patriotike dhe kohë më kohë, programet stereotipe me premtime pompoze për të ardhmen./konica

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...