Armando Cungu ndryshon Kukësin

Trajneri i ri i Kukësit, Armando Cungu, ka marrë përsipër një detyrë të vështirë, por duke parë aftësitë dhe eksperiencën e tij, drejtuesit e klubit

kanë besim te shkodrani se do të arrijë të udhëheqë skuadrën drejt kualifikimit në ndeshjen e nesërme ndaj Valetës.

Natyrisht, shkodrani nuk ka shkopin magjik që të ndryshojë gjithçka në vetëm tri ditë stërvitje.

Por, gjasat janë që skema të ketë ndryshime të vogla, por mbi të gjitha do të ketë lëvizje edhe në emra.

Me skemën 4-1-4-1 dhe aktivizimin në majë të sulmit të boshnjakut Haris Harba, që vetëm dy ditë më parë mbushi 30-vjeç, Cungu kërkon një Kukës më afër portës.

Me spostimin e Plakut në rolin e sulmuesit të krahut,

bashkë me Çyrbjen që do të jetë në të djathtë, trajneri i ri beson se skuadra do të jetë më efikase në transfertë.

Në pozicionet e tjera konfirmohen të njëjtët emra, teksa Melo do të jetë në krahun e djathtë të mbrojtjes, si dhe kapiteni Shameti e Qaqi në qendër.

Në rolin e kontrollorit do të jetë Musolli, ndërsa Dzaria dhe Shkodra disi më të spostuar, me këtë të fundit që do të mbështesë sulmuesin kryesor.

Në varësi të lojës skema mund të kthehet edhe në 4-2-3-1, por gjithashtu mund të bëhet edhe 4-4-2. Gjithsesi, çdo gjë do të marrë sot

formë, kur në orën 18:00 Kukësi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Ta Qali”, aty ku nesër do të luhet ndeshja e kthimit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...