Një ish-punonjës policie dhe bashkëshortja e tij janë ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës. Ata janë gjetur të vrarë në automjetin e tyre poshtë banesës në orët e para të kësaj të diele.

Një ngjarjë e rëndë ka ndodhur në lagjen “Naim Gjylbegu” e cila njihet si një lagje e qetë. Sipas informacioneve paraprake çifti është vrarë me armë zjarri, ndërsa zbulohet identiteti i burrit i cili është shtetasi Boran Bercana, 30 vjeç, ish-punonjës i

Policisë së Shtetit në Pukë dhe bashkëjetueses Silvi Ndoci. Në automjet ka qenë bashkë me çiftin edhe fëmija i tyre 1 vjeç, i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e

plotë të ngjarjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 20 gëzhoja arme zjarri, ndërsa një nga pistat ku po hetohet është edhe ajo për shkak të detyrës.

Njoftimi i Policisë

Informacion Paraprak

Më datë 15.07.2018, ora 06:40, në lagjen Naim Gjylbegu, Shkodër, në automjetin me targa AA006HA, janë gjetur të vrarë me armë zjarri shtetasit, B. B. dhe bashkëjetuesja.

Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje sherbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën

drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.