Pasditen e sotme është bërë prezantimi i trajnerit të ri Armando Cungu përballë futbollistëve të ekipit të Kukësit. Menjëherë pas tij,

trajneri shkodran ka drejtuar seancën e parë stërvitore sepse kukësianët nuk kanë kohë për të humbur ngaqë në mes të javës tjetër do të luajnë përballjen e dytë me La Valetta.

Ajo që bie në sy në këtë rikthim të Cungut tek kjo skuadër është mikëpritja që i kanë bërë tifozët e saj.

Ata vërtetë kanë qenë të acaruar me largimin e Pakult megjithatë kur bëhet fjalë për zëvendësimin e tij me shkodranin, “kanë ulur armët”.

Ish- trajneri i Vllaznisë së fundmi, ka lënë një përshtypje shumë të mirë në periudhën e parë kur drejtoi këtë

skuadër me të cilën u shpall nënkampion dhe shkoi deri në turin e katërt të Europa League.

Po kete here deri ku do shkoje ky ekip? Per ne Europe eshte paksa e veshtire sepse starti nuk ka qene i mbare me

barazimin ne Shkoder por ne kampionatin shqiptar pritet te jete pretendenti kryesor per fitimin e titullit kampion.

© shkodrasport.com