Policia vijon ndalimin e refugjatëve që tentojnë të përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE dhe arrestimin e personave që i trafikojnë duke u dhënë ndihmë të paligjshme për kalimin e kufirit.

Ditën e sotme janë arrestuar katër persona në Shkodër për dhënie ndihmë të kalimit të paligjshëm të kufirit.

Të arrestuarit
B.A. 35 vjeç banues në Tiranë
H.H. 43 vjeç banues në Shkoze Tiranë
G.B. 43 vjeç banues në Bathore Tiranë
A.C. 32 vjeç banues në Bathore Tiranë

Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër u kapën duke transportuar

15 refugjatë të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.

Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e emigrantëve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës

Parë Shkodër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, parashikuar nga neni 297 i Kodit Penal.