I nxehti i verës shpesh bën që njerëzit të përpiqen që të gjejnë mënyra të ndryshme për tu freskuar.

Shumica preferojnë një zhytje në një liqen të ftohtë, në lumë apo freskim në thellësi të detit kur temperaturat arrijnë në 30 gradë celsius.

Mund të duket si mënyra e duhur për tu larguar nga nxehtësia, por ekspertët paralajmërojnë se kjo mund të jetë vdekjeprurëse.

Tronditja nga uji i ftohtë është një gjë e zakonshme, por rrallë herë sjell vdekjen pasi mbytja është shkaku kryesor.

Zhytja e menjëhershme në ujë të akullt mund të shkaktojë sulm vdekjeprurës në zemër.

Gjithmonë duhet të bëni kujdes pasi kontakti i drejtpërdrejtë me ujin e ftohtë mund të sjellë pasoja fatale për ju.