“Greqia vjen deri në Karaburun!” Mediat greke zbulojnë detaje për paktin detar

Kryeministri grek, Alexis Tsipras, ka deklaruar ditën e sotme se negociatat me Shqipërinë për kufirin detar janë drejt fundit, edhe pse askush nga qeveria shqiptare nuk ka detaje mbi negociatat e arritura.

Megjithatë mediat greke kanë publikuar disa të detaje të paktit detar mes Greqisë dhe Shqipërisë ,duke raportuar se kufijtë e Athinës do të zgjerohen ndjeshëm.

“Zougla.gr” raporton se Greqia ka marrë 12 milje det duke filluar nga ishulli më verior i ishujve të lidhur me Korfuzin.

Në një shkrim të publikuar pasditen e sotme, media greke shkruan se:

Burime diplomatike bëjnë me dije se përmes kësaj marrëveshjeje, Greqia siguron kontroll të plotë të 12 miljeve det në drejtim të Shqipërisë.

Në këtë mënyrë, Shqipëria humb thuajse të gjithë kontrollit në detin Jon, ndërsa ujërat territoriale greke vijnë deri përballë gadishullit të Karaburunit. “

Nëse raportet e gazetës greke janë të vërteta, Shqipëria do të humbiste njëherë e mirë pjesën dërrmuese të detit Jon duke mundësuar kontroll vetëm pak milje larg bregut të Sarandës, Dhërmiut dhe Palasës apo vetë gadishullit të Karaburunit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...