“Sepse ne luajme per qejf dhe jo per hall”, kjo eshte fraza e shpifur qe shfaqet ne ekranet e televizorit, pa pushim gjate ketij boterori. Eshte aty para dhe pas ndeshjeve, edhe gjate gjithe dites.

Gjitheandej Ollga, qe fton shqiptaret bashke me Shakon te luajne per qejf dhe jo per hall.

Po a luajne shqiptaret per qejf? Jo! Shqiptaret luajne per hall.

2 persona te vetvrare dje prej “qejfit” te llotove, e sa e sa te tjere ne “hall” se kane lene aty cdo rroge.

Se kuptoj, ku ndodhet AMA (Autoriteti i Medias Audiovizive) ne kete histori?

Si mund te lejohen keto reklama? Kur bixhozi eshte nje ves qe te ben te humbasesh leket, rrogen, qerane e muajit, leket e shkolles se femijeve, leket e bukes, cdo gje.

Prandaj luajme per “qejf” ne, sa cdo 2 metra kemi sot nga nje lloto.

Dhe pertej ketij fakti duhet t’i bejme edhe reklame.

Kjo eshte plage e shoqerise sone, eshte plage qe duhet sheruar, sepse ka ndikim te drejtperdrejte ne te gjitha sferat e jetes e familjes.

Ky eshte turp… apo jo Ollga