Mediat britanike vijojnë të sugjerojnë Shqipërinë në vend të Greqisë për pushimet verore.

“The Guardian” shkruan për pushuesit britanikë se në Shqipëri do të festojnë si në parajsë.

Vija bregdetare shqiptare, kryesisht jugu i saj, po tërheq vëmendje të madhe në sezonin e verës.

Pas “The Sun” që sugjeronte për lexuesit britanikë të zgjidhnin vendin tonë përpara plazheve të

Greqisë, edhe një tjetër media britanike ka publikuar një reportazh lidhur me një festival që zhvillohet në vendin tonë.

“The Guardian” e hap shkrimin me titullin: “Shqipëri: koha e festës në atë që ndjehet si një parajsë”.

Më pas citohet kryeministri Edi Rama që nënvizon se vendi ynë është parë si një vend ku mund

të vritesh apo grabitesh, por është e kundërta.

Shefi i qeverisë u ka ofruar birrë falas për pjesëmarrësit e festivalit “KALA”, që organizohet nën përkujdesjen e

Ministrisë së Turizmit.

Edhe kjo media u sugjeron britanikëve që të zgjedhin plazhet shqiptare, të lira dhe me ujë të pastër si kristali, përpara atyre të Greqisë.

“The Guardian” shkruan se Shqipëria nuk është në listën e vendeve europiane më të vizituara.

Rreth 80 mijë britanikë vizitojnë vendin tonë në vit, një numër shumë i vogël krahasuar me 3 milionë që udhëtojnë çdo vit për në Greqi dhe mbi 700 mijë në Kroaci.

“Por kjo mund të ndryshojë”, thekson media prestigjoze, duke shtuar se bregdeti shqiptar është

vendosur nga “New York Times” ndër destinacionet më të mira për ta vizituar këtë vit.

E vetmja problematikë, sipas “The Guardian” mbetet rruga për të shkuar në Dhërmi, Gjipe, Sarandë apo Ksamil, e cila zgjat deri në 5-6 orë.

Por kjo media nënvizon se kjo do të ndryshojë pas vitit 2020, kur pritet të hapet dhe aeroporti i Vlorës.