Shqiptarët kënaqen me fitoren e Kroacisë, për të përligjur dështimin tonë

Nga Sokol Shameti

Ka diçka shumë qesharake tek ata që ndihen njëfarësoj pjesëmarrës indirektë tek suksesi i Kroacisë, për shkak të përkatësisë sonë të përbashkët ballkanike me ta.

Janë mbushur statuset e shqipeve me krenari vëllazërore ndër ballkanasish. E gjithë kjo vjen si një justifikim për të përligjur dështimin tonë e për ta kompensuar atë me një lloj delegimi

në distancë të fitores tek ca të tjerë. Kështu me rregull treshi, këta të tjerët (kroatët ballkanas) duhet t’ia kushtojnë suksesin e tyre atij përbërësit të lashtë e të fshehtë që e kanë të përbashkët me ne që jemi gjithashtu ballkanas.

Paçka se po të ishte ashtu, ajo substanca magjike që i lidh kroatët me ne dhe të cilën e kemi

edhe neve nëpër gjak, do na kishte nxjerrë edhe neve në selamet.

Po ashtu, këtij revanshizmit të identitetit ballkanik si mjeti i vetëm që na bën edhe ne aksionerë në sukseset e ballkanasve të tjerë, nuk ia kursej dot cinizmin e Zhizhekut kur flet për sforcimin e gjithë ballkanasve për të mos u identifikuar me Ballkanin.

Të mos harrojmë çfarë kuptojmë thellë thellë me fjalën Ballkan: despotizëm, terror, gra që vriten e përdhunohen me pëlqimin e tyre. Çka ndryshon thelbësisht nga Europa: despotizëm, terror, gra që vriten e përdhunohen por pa pëlqimin e tyre.

Të pyesësh sllovenët, thotë Zhizheku, Ballkani i vërtetë nis tamam-tamam në Kroaci, ndërsa Sllovenia është vazhdim i identitetit europianoqendror. Kroatët vetë protestojnë dhe thonë se

ata janë katolikë, prandaj Ballkani me fanatizmin dhe prapambetjen e vet fillon më poshtë, andej nga ortodoksia, në Serbi e tatëpjetë.

Serbët vetë gjithsesi mendojnë se janë më të qytetëruar dhe kësisoj më pak ballkanikë se

kokëtrashët malazezë e shqiptarë. Edhe vetë shqiptarët kanë “Ballkanin” e tyre të brendshëm që veçon jugun e perëndimin fushor e bregdetar nga veriu e lindja malësore, folklorike e kuazi-barbare.

E njëjta fenomenologji e përshkallëzuar gjithashtu haset edhe nga jugu në veri me grekët, shqiptarët, maqedonasit, bullgarët e të tjerët, që i pasojnë me zell njëri-tjetrit llagapin e

ballkanasit duke mënjanuar veten me pretekste si mesdhetarë, jo-sllavë, jo-cirilikë, e më the e të thashë.

Ngado që ta kapësh, askush në Ballkan nuk ka dëshirë të jetë ballkanas.

Por ky distancim prej Ballkanit – që befas u zhduk me rastin e një ndeshjeje futbolli, ka sipas Zhizhekut – rrënjë më të gjera e më të thella.

 

Austriakët e quajnë fillimin e vërtetë të Ballkanit pikërisht në Slloveni. Gjermanët e konsiderojnë Austrinë si vazhduese të Austro-Hungarisë, pra ka diçka të errët prej Ballkani tek ajo.

 

Francezët përkundrazi këtë errësirë të frikshme barbarie e shohin tek Gjermania që është në sytë e tyre një si biçim Ballkani i madh.

E në fund, të vetmit që janë të sigurt se s’janë ballkanas, janë anglezët të cilët, aty nga ishulli

i vet mendojnë se e gjithë Europa është në fakt një rimishërim i Ballkanit perandorak me Brukselin në qendër si Kostandinopoja e re.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...