QARKU I JEP TITULL NDERI KREUT TË KLSH TË POLONISË

Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli i ka akorduar presidentit të Zyrës Supreme të Auditimit të Polonisë Krzysztof Kwiatkowski titullin

“Nderi i Qarkut Shkodër”. Ajo e priti në zyrë ndërsa bëri të ditur edhe motivacionin e këtij titulli të akorduar.

Kryetarja Bardeli i uroi edhe mirëseardhjen Kwiatkowskit i cili shoqërohej edhe nga delegacioni polak.

Nga ana e tij Kwiatkowski vlerësoi një qytet me histori e kulturë si Shkodra ndërsa të gjithë u çuditën kur mësuan se rënia e Vllaznisë nga Superliga ka shkuar deri në veshin e tij në mes të Polonisë.

I pranishëm në takim ishte edhe kreu i KLSH të Shqipërisë Bujar Leskaj, një mik i hershëm i një qyteti si Shkodra.

Më pas delegacionet kanë zhvilluar disa vizita në pedonale dhe fototekën kombëtare ‘Marubi”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...