Të dielën një numër i komunitetit shqiptar nga Ana e Malit dhe zyrtarë vendor të Komunës së Ulqinit, protestuan ndaj pranisë së përfaqësueseve të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin e vjetër të Shasit, i njohur për objekte që nga koha ilire, për të mos lejuar mbajtjen e liturgjisë nga Kisha Ortodokse Serbe, pasi sipas zyrtarëve vendorë, ishte e paligjshme, dhe nuk ishin të pajisur me lejen e duhur për veprimtari të tilla.

Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, disa herë, ka zhvilluar ceremoni fetare para monumenteve kulturore që i përkasin komunitetin shqiptar në Malin e Zi, me qëllimin që t’i përvetësojë ato.

Lidhur me këtë ka folur edhe Simon Filipaj, famullitar i Ulqinit.

Më poshtë reagimi i plotë i kryepriftit të Ulqinit, Simon Filipaj:

Në lidhje me ngjarjet që kanë ndodhur kohëve të fundit në Shas.

Përballë kësaj situate, si do të duhej që ne si të krishterë katolikë, të reagonim? Dy imazhe mendore ilustruese më kanë ndihmuar që ta përfytyroj gjendjen tonë: të qenit midis dy zjarreve dhe midis kudhrës dhe çekanit!

Po të ndaleshim dhe të analizonim me vëmednje dhe kujdes islamin dhe ortodoksët, do të vinim re shumë ngjashmëri dhe gati-gati do t’i fusnim në të njëjtin “thes” të Lindjes dhe gjithë mekanizmave dhe logjikës që udhëheqë veprimet e tyre.

Dikur, kur kalifati pushtonte territore te reja vetëm fakti i futjes brenda të sulltanit në një objekt kulti, ai objekt automatikisht kthehej në xhami, kjo gjë na bën të mendojmë sot kur e shohim se sa e rëndësishme është për një ortodoks të hyjë brenda një kishe gërmadhë dhe të kryej liturgjinë. Populli thotë se livadhi është i deleve që e kullosin?! Më duket një logjikë shumë e varfër dhe denigruese, por ja që kështu funksionon. Po ja që kemi të bëjmë me kësi situatash në shekullin XXI.

Ai lokalitet arkeologjik, e kam fjalën për qytetin mesjetar të Shasit, në fakt ajo çfarë ka mbetur prej tij, për vendet e civilizuara do të përbënte një pasuri dhe do t’i nënshtrohej konzervimit dhe mbrojtjes prej vepruesve të jashtëm dëmtues. Dihet fort mirë se prej gurëve të atyre kishave dhe ndërtesave tjera janë ndërtuar mure, shtëpia prej banorëve të vendit të cilët e kanë mohuar fenë e të parëve duke përqafuar fenë e pushtuesit Otoman.

Por, kjo ka të bëjë me historinë dhe historiografinë. Pse është dashur që të ndodhë i gjith ky gazep që të zgjohen nga gjumi përgjegjësit se ai ambient duhet konzervuar dhe se është një pasuri për ne. Kur një popull nuk kujdeset për trashëgimin e vet kulturore, kur mendon e beson se zanafilla e tij është 1500 pas Krishtit, ai është popull injorantësh dhe kështu çon ujë në mullirin e kundërshtarit. Gjithë e dimë fort mirë se në krejt Anen e Malit, pothuajse për çdo fshat ekzistojnë themele ose rrënoja, madje edhe toponime të krishtera katolike, sepse çdo fshat e ka pasë kishën e vet. E dimë se edhe banorët e zonës nuk janë islamizuar qysh prej 1500 por më vonë, mos gabohesha guri i varrit më i vjetër me mbishkrim arab apo turk daton 1700 e mbrapa.

Ristoja dje me shumë dinakëri i thoshte ati ‘skenderbeut’ se çka ke ti musliman me kisha?! Duke nënkuptuar se ty nuk të takon, shko merru me xhamitë e tua?! Edhe ai i thotë jo po unë jam shqiptar musliman. E di se jemi naiva si popull dhe nuk i shohim gjërat me arsye, por veprojmë me emocion. Gjithsesi derisa ka jetë ka edhe shpresë, diçka mund të bëhet në të ardhmen.

Shasi ka një problem se nuk ka popullatë të krishterë katolike që t’u dalë zot atyre kishave. Gjithkund ku ka kaluar islami pushtues objektet e kultit jo islame janë shkatërruar, janë lënë pa kujdes ose ata pak të krishterë që kanë mbetur kujdesen për ta.

Bashkëpunimi është i mundur, po qe se jemi të sinqertë njëri me tjetrin.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10156416794419536&id=177134534535&locale2=sq_AL&__tn__=%2As%2As-R