Fiq Të Thatë Me Vaj Ulliri, Kura 40 Ditore E Shëndetit

Në shumë vende bregdetare të zonës së Mesdheut, njerëzit betohen për të mirat që vijnë nga një kurë e thjeshtë dhe shumë e shëndetshme.

Bëhet fjalë për përzierjen e vajit ekstra të virgjër të ullirit me fiqtë e thatë.

Kjo kurë 100% natyrale këshillohet të konsumohet kundër sëmundjeve dhe problemeve të cilat AgroWeb.org i sjell më poshtë.
Problemet Shëndetësore që Trajton Kura me Fiq të Thatë

Konstipacion,

Hemorroidet,

Problemet me stomakun,

Anemi,

Kolesterol të lartë,

 

Bronshit,

Azmë,

Probleme me fertilitetin
Vlerat Shëndetësore Të Fiqve Të Thatë

Fiqtë, të thatë dhe të freskët kanë efekt laksativ në organizëm sepse janë shumë të pasur me fibër dietike.

Këto fruta janë shumë efikasë për rënien në peshë.

Fiqtë janë një alternativë e shkëlqyer për trajtimet terapeutike të njerëzve që janë alergjikë ndaj produkteve të bulmetit.

Këto fruta janë një burimet më të pasura bimore të kalçiumit.

Fiqtë e thatë janë jashtëzakonisht të pasur me antioksidantë.

Studimet më të fundit që AgroWeb.org disponon konfirmojnë se konsumi i vetëm 2 fiqve të

 

thatë në ditë, ofron përmirësim të ndjeshëm të sasive të antioksidantëve në organizëm.

Fiqtë përmbajnë edhe sasi të mëdha të kaliumit.

Ky mineral është i dobishëm për rregullimin e tensionit të gjakut dhe funksioneve të tjera të

organizmit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org prania e acideve yndyrore omega-3 dhe omega-6 ndihmon në parandalimin e atakut në zemër dhe mirëmbajtjen e tensionit të gjakut.

 

Fiqtë janë të mirë edhe për njerëzit që vuajnë nga veshkat.

Nëse keni gurë në veshka, zieni 6 fiq të thatë dhe konsumoni lëngun çdo ditë për një muaj.

Prania e vitaminës C tek fiqtë zbardh lëkurën e fytyrës dhe i jep asaj shkëlqim dhe shëndet.

Fiqtë janë të këshillueshëm edhe për problemet me gjumin sepse përmbajnë tryptophan.

 

Për më tepër, vitamina B6 tek fiqtë vjen në ndihmë nëse vuani nga të përzierat e mëngjesit.
Receta e Fiqve Me Vaj Ulliri

40 fiq të thatë

Vaj ulliri (aq sa për të mbuluar fiqtë që do të futen në kavanoz)

 

Kavanoz qelqi
Përgatitja:

Futini fiqtë në një kavanoz qelqi dhe mbusheni me vaj ulliri.

Mbylleni kapakun dhe lëreni kavanozin në një vend të freskët dhe të errët për 40 ditë.

Gjatë këtyre ditëve, fiqtë do të përthithin vajin e ullirit.

Konsumoni nga një fik përpara çdo vakti. /AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e

mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...