Anëtari i Gjykatës së Lartë Admir Thanza po kalon në sitën e Vettingut duke u hetuar për pasurinë dhe pastërtinë e figurës.

Mirëpo ky gjykatës nga hetimet e bërë të KPK-së rezulton se ka një dosje plot me parregullsi. Ai ka fshehur në formularin e dekriminalizimit se ka qenë i dënuar me 40 ditë burg nga Gjykata e Shkallës së Parë në Piza të Italisë.

Por vetë gjykatësi e ka mohuar këtë akuzë ndërsa ka thënë se krimin nuk e ka bërë ai por nëna e nipit të tij.

Thanza është dënuar në vitin 1999 për vjedhje në bashkëpunim, mirëpo sipas tij ai thjesht ka sakrifikuar dhe ka marrë përsipër një krim që nuk e ka bërë.