150 mijë lekë gjobë për celularin në timon, Policia Rrugore kërkon me urgjencë ndryshimet ligjore

Nga 5 mijë lekë të vjetra që është aktualisht gjoba për perdorimin e celularit gjatë drejtimit te mjetit ajo pritet të shkojë nga 50 deri në 150 mijë lekë. Mësohet se Policia Rrugore i ka derguar në Kuvend ndryshimet ligjore për te 10-fishuar gjobën për përdorimin e telefonit ne timon.

Sipas analizës së policisë, ky ndryshim i Kodit Rrugor është urgjent në kushtet kur ky fenomen po merr jetë njerëzish.

“Kemi një dispozitë që në vitin 1992. Është krejtësisht e papajtueshme me realitetin. Në 8 aksidente 6 ndodhin për shkak të celularit. Kini parasysh nëse rripi sigurimit mbron drejtuesin e mjetit, ndërsa celulari përveç atij që e përdor mund të vrasë edhe të tjerë”, u shpreh Mitat Tola, drejtor i policisë rrugore.

Aktualisht vlera e gjobës për këtë shkelje varion nga 500 lek (të reja) deri në 1 500 lek. Por në ndryshimet e reja që policia kërkon ti bëhen kodit rrugor, kërkohet që kjo gjobë të kalojë në komision, me vlerë nga 5 mijë deri në

15 mijë lek, e njëjta masë si për mos vendosjen e rripit të sigurimit. Propozimi parashikon edhe një masë tjetër plotësuese.

Në rast se një drejtues mjeti do gjobitet 3 herë brenda një viti për përdorimin e celularit, atij do ti pezullohet patenta nga 1 deri në 3 muaj. Ndërkohë komisioni sigurisë kombëtare miratoi në parim propozimin e deputetit socialist

Pjerin Ndreu sipas të cilit shtetasve të huaj që udhëtojnë në vendin tonë, mos ti pezullohet patenta në rast shkeljeje , me kushtin e pagimit të dyfishit të vlerës maksimale të gjobës. Por ndryshimet e kodit rrugor kërkojnë 84 vota, ndaj deputetët e mazhorancës u shprehën besim plotë se edhe opozita do t’i mbështesë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...