Çiklistet e Vllaznise kane dominuar edhe ne garat e Kampionatit Kombetar. Ne renditjen ekipore ata kane zene vendin e pare nderkohe ne renditjen individuale per kategorine junior ata jane renditur ne vendet 2, 3 dhe 4 ndersa ne te parin eshte renditur nje çiklist qe stervitet ne nje ekip profesionist ne Itali.

 

Ne te dy etapat e ketij kampionati ka patur shume rivalitet. Diten e djeshme eshte zhvilluar gara e kronometrit individual. Ne fund te saj, ne vend te pare eshte renditur Mesud Cepa i nje ekipi italian, ne te dytin Bruno Kola i Vllaznise, ne te tretin Astrit Kronaj po i ekipit shkodran dhe ne te katertin Defrim Dholla po i Vllaznise.

 

Nderkohe diten e sotme eshte zhvilluar edhe gara e dyte e rezistences. Edhe kete here e njejta situate, me nje rivalitet te forte Cepa ka zene serish vendin e pare duke lene ne te dytin, te tretin dhe te katertin sportistet e Vllaznise Astrit Kronaj, Bruno Kola dhe Defrim Dholla.

 

Ne kete menyre eshte mbyllur edhe ky aktivitet qe tregoi edhe njehere tjeter dominimim e sportisteve shkodrane. Ne fund te aktivitetit, eshte zhvilluar edhe ceremonia e dorezimit te medaljeve.

 

Nderkohe qe stafi i ekipit kombetar ka percaktuar edhe perberjen e ekipit kombetar qe do te marre pjese ne Kampionatin Europian qe zhvillohet pas pak ditesh ne Çeki dhe baza e tij do jene pikerisht çiklistet e Vllaznise.

www.shkodrasport.com