Dy doganierë në pikën e kalimit kufitar të Goricës në Korçë u arrestuan nga policia nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Në pranga përfunduan G.K., 34 vjeç, banues në Baban-Devoll dhe H.M., 39 vjeç, banues në Korçë, të dy me detyrë doganierë pranë Pikës së Kalimit Kufitar Goricë.

Gjithashtu, policia arrestoi edhe shtetasin P.M. , 27 vjeç, banues në Gollomboç- Pustec, pasi në mjetin e tij tip “Volkswagen” u gjetën dhe u sekuestruan 1.3 ton fasule, të dyshuara si kontrabandë.

Policia sqaron se dy doganierët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar kalimin për në tokën shqiptare, pa iu nënshtruar kontrollit dhe procedurave të nevojshme doganore.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale

“Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.