Lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit rrezikojnë shembjen e plotë të shtëpisë së 62-vjeçarit Kujtim Xhafa, në fshatit Brret të Malësisë së Krujës.

Muret ndarëse janë dëmtuar rëndë, ndërsa Kujtimi thotë se ka larguar fëmijët dhe vetë fle jashtë nga frika se shtëpia mund ta zërë brenda.

“Nga lëkundja e fortë, ka dhënë plasaritje dhe janë shembur trarët komplet. Kalajajtë i kam çuar te prindërit e bashkëshortes, me të cilën fle jashtë momentalisht”, u shpreh Kujtimi.

Ai kërkon mbështetje sa më parë për rastin e vet nga emergjencat civile dhe strukturat e tjera publike e jopublike.

Top Channel