PROTESTOI NDAJ RAMËS, PROCEDOHET KREU I FRPDt

Menjëherë pas protestës së organizuar gjatë ardhjes së kryeministrit Rama në Shkodër, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Arvid Bushati është proceduar në gjendje të lirë nga policia vendore e Shkodrës.Në njoftimin e saj policia bën me dije se protesta e organizuar nga kreu i FRPD është një tubim i paligjshëm ndaj edhe është proceduar në gjendje të lirë.Kreu i FRPD Arvid Bushati bashkë me disa të rinj të tjerë të forumit protestuan në momentin kur kryeministri Edi Rama ndodhej në Shkodër në një mbledhje të përbashkët me qeverinë e Malit të Zi dhe takimet me kryeministrin malazez Dushko Markoviq.Të rinjtë e FRPD po tentonin që t’i dilnin përpara kryeministrit për të protestuar ende pa nisur takimi me forumin e biznesit. Teksa të rinjtë e FRPD vijon rrugën ata u bllokuan nga forcat e policisë vendore të Shkodrës.Mes kreut të forumit Bushati dhe efektivëve pati edhe konfrontim fizik dhe një debat të zhvilluar. Të rinjtë kërkonin të vijon rrugën por policia nuk i lejoi.Pas protestës Bushati është proceduar në gjendje të lirë ndërsa efektivët po punojnë për të identifikuar edhe protestues të tjerë në atë tubim që pretendohet se është i paligjshëm.Kjo nuk është hera e parë që kreu i FRPD procedohet pas protestave të zhvilluar gjatë ardhjes së kryeministrit Rama në Shkodër.Para pak kohësh gjykata e shkallës së parë në Shkodër e gjobiti pikërisht për një protestë të ngjashme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...