Tërmeti i një ditë më parë ka shkaktuar dëme të mëdha në Malësinë e Kurbinit. Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht duke i lënë familjet pa një strehë. Por familjet që u dëmtuan në Kurbin ndihen me fat që u kanë shpëtuar familjarët. Ndue Gega me banim në këtë zonë thotë se fëmijët ishin në gjume kur ra tërmeti. “Ky tërmet ka qenë i tmerrshëm për fëmijët e për gjithë njerëzit”, shprehet ai.

“Kur ra tërmeti ne ishim në shtëpi, në gjumë dhe dolëm përjashta”, thote vajza e mitur e familjes.

Banesa e Ndue Gegës është e pabanueshme, dëmtimet nuk mungojne në çdo anë të murit. I zoti i shtëpisë bashkë me familjen tani e tutje do të qendrojnë në kasolle.

“Unë do shkoj të fle me lopët se s’kam ku të shkoj”, shprehet ai.

Një tjetër banese eshte shembur nga termeti ne malesine e kurbinit.

“Siç e shihni vetë komplet çarjet e murit dhe nga ana e jashtme është dëmutar, për mua është e pabanueshme”.

Dëmtime nga lëkundjet e tokës pati edhe një pallat pesë katësh në Thumanë të Krujës. Të gjithë hyrjet e ndërtesës kanë pësuar plasaritje dhe çarje muresh.

“Në momentin që ndodhi tërmeti, po konsumonim vaktin e drekës, dëgjuam një lëkundje të fortë, suikur u thye diçka e fortë, ishte aq e fortë sa na lëvizi nga vendi”, shprehet nje banor i zones.

Njësitë vendore po verifikojnë të gjithta dëmet e shkaktuara nga tërmeti që ra të mërkurën paradite në disa zona të vendit. /abcnews