Frederik Ndoci: Njeriu I Njëmijë Zërave

Nga Dr. Munr KazmirShumë është thënë muajt e fundit për emigrantët e rinj që hyjnë në vendin tonë, por debati është fokusuar shpeshherë tek ata që nuk e meritojnë të jenë këtu.Gjithsesi, sot dua të flas për historinë e dikujt që e meriton: Frederik Ndoci.Historia e Frederikut është histori e njohur në Shtetet e Bashkuara. Personalisht, për mua bëri jehonë për shkak se është pasqyrë e historisë së shumë njerëzve të mi, duke më përfshirë dhe mua.Historia e Frederikut është një histori vuajtjesh dhe këmbënguljeje, pengesash dhe force, shtypjeje dhe lirie. Por, mbi të gjitha, është një Ëndërr Amerikane e mirëfilltë.Frederiku është një këngëtar, kompozitor, poet, shkrimtar, aktor shqiptar dhe një artist i njohur në skenën ndërkombëtare.Ai ka lindur në vitin 1960, një kohë e trazuar në historinë e gjatë të këtij kombi. Bëhet fjalë për pikun e fuqisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, regjimit komunist që drejtoi vendin nga viti 1944 deri në 1992. Një regjim që sundoi me dorë të hekurt, veçanërisht kundrejt njerëzve të tij.Dhe, nuk është për t’u cuditur, dështoi të kultivonte – dhe shpeshherë në mënyrë të drejpërdrejtë të frenonte – talente artistike, veçanërisht ato që lidheshin me vendet perëndimore si Shtetet e Bashkuara.Por, pavarësisht kësaj, talenti i Frederikut ishte i pamundur për t’u mos vënë re. Halla e tij Magdalena e regjistroi atë në korin e kishës lokale – bëhet fjalë, sigurisht, për kohën përpara se partia komuniste të ndalonte fenë.I lumtur që më në fund kishte mundësinë të praktikonte artin e tij, Frederiku filloi të këndonte në grup. Por, Motra Anunjata, murgesha e cila mbikqyrte korin, kishte plane të tjera.“Ti nuk je për kor”, i tha ajo. I ngashëryer në lotë, Frederiku mendoi se ëndrrës së tij për t’u bërë muzikant i erdhi fundi. Duke e parë hidhërimin e tij, Motra Anunjata vazhdoi: “Jo, jo. Ti nuk mund të jesh në kor sepse ke lindur për të kënduar solo. Zoti të ka dhënë një talent të veçantë”.Që atëherë, shpesh Frederiku e la pas Shkodrën, qytetin e tij të vogël në veri të Shqipërisë, për të performuar për turmat dhe për të marrë pjesë në kompeticione të ndryshme, ku kurorëzohej gjithmonë me vendin e parë.Dhe talentet e tij nuk mbaruan aty. Si një shembull i aftësive të jashtëzakonshme, Frederiku mori pjesë në shfaqjen e tij të parë të artit në moshën 7-vjeçare. Njëkohësisht filloi edhe të aktronte, në role dytësore dhe në role si protagonist.Teksa Frederiku vazhdonte ngjitjen e shkallëve të suksesit, qeveria komuniste filloi ta mbante nën vëzhgim. Teksa Frederiku filloi të merrte pjesë në filma që inkurajonin lirinë dhe demokracinë, qeveria komuniste e shpalli “armik të popullit” dhe e akuzoi se punonte për interesat e vendeve të tjera (duke përmendur CIA-n, FBI-në, KGB-në, etj.)Sikurse shumë motra dhe vëllezër të mitë hebrenj në Gjermaninë naziste, Frederikut iu ndalua të performonte dhe u përjashtua nga organizatat artistike të Shqipërisë.Por, përsëri, talenti i Frederikut ishte i pamundur për t’u nënshtruar. Megjithëse Frederiku vazhdoi të ndiqte karrierën e tij në aktrim, ai qëndroi gjithmonë i fokusuar te dashuria e tij e parë: muzika. Gama e aftësive të tij të paarritshme bëri që të vlerësohet si “Njeriu i Njëmijë Zërave”.Albumet “Canta Frederik” dhe “Sono Gitano”, për shembull, u bënë bestsellers,veçanërisht në Itali.Albumi “Frederik and Friends”, që përfshinte këngë të shenjta të krishtera amerikane, u prit jashtëzakonisht mirë në Shtetet e Bashkuara. Bota e vuri re talentin gjithëpërfshirës të Frederikut.Ai ka pesëmbëdhjetë nominime Grammy për kategori të ndryshme, duke përfshirë Kënga e Vitit, Albumi i Vitit, Artisti i Ri Më i Mirë, Vokali Më i Mirë Mashkull, Kënga Më e Mirë Instrumentale, etj. Frederiku ka gjithashtu një nominim IMA dhe çmime të panumërta në vendin e tij.Duke e njohur mirë vuajtjen dhe shtypjen për shkak të eksperiencës së tij jetësore, Frederiku është siguruar që t’i shfaqë talentet e tij për ata që luftojnë kundër shtypjes.Vlen të përmendet që kur Papa Francesku bëri vizitën e tij të parë zyrtare europiane në Shqipëri, Frederiku performoi shtatë këngë për Papën. Ai ka performuar më parë edhe për Nënë Terezën. Ishte kënaqësi për mua kur mora vesh që miku im ka performuar edhe në Izrael.Anëtarët e familjes së Frederikut që jetojnë në SHBA u vlerësuan në Nju Jork për mbështetjen e tyre ndaj komunitetit hebre. Bashkëshortja e tij është nga familja Panduku, e cila e ka mbështetur komunitetin hebre në të shkuarën.Por, ka edhe më. Përtej faktit që është një ikonë kulturore, Frederiku është një burrë familjar shembullor. Babai i katër fëmijëve, Frederiku është jashtëzakonisht i dedikuar ndaj gruas dhe fëmijëve të tij. Dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Flodia dhe Klea, jetojnë në Kaliforni.Dy fëmijët e tij më të rinj – Nikolo, i cili është tashmë një kërcimtar i shkëlqyer dhe Marilu, një superstar akademik – janë burimi i forcës së tij për të vazhduar luftën për atë çfarë është e drejtë dhe për të shërbyer si një shembull për të gjithë ne që kemi fatin ta njohim.Frederiku shërben edhe si Këshilltar Kulturor për organizatën më të vjetër shqiptaro-amerikane, Federatën Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, e themeluar në vitin 1912 dhe organizata më e fuqishme në forcimin e marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.Kur Frederiku u vlerësua si “Njeriu i Njëmijë Zërave”, nuk mendoj se ishte vetëm për shkak se këndon bariton, tenor, bas, kundërtenor, aria, balada romantike, këngë rock dhe Napolitano – të gjitha në një stil autentik.Mendoj se nuk ishte as vetëm për faktin se këndon në gjashtë gjuhë të ndryshme dhe në tre shkallë të ndryshme vokale. Por, mendoj se ishte për shkak se forca dhe këmbëngulja për të ushtruar talentin e tij dhe për të luftuar shtypjen e bëjnë atë një njeri që flet për të gjithë ne – një njeri që meriton privilegjet e këtij vendi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...