Edhe pse 92 vjeçe, ajo ka mundur të qëllojë me armë zjarrin djalin e saj duke e lënë të vdekur. E moshuara ka qëlluar disa herë mbi djalin 72-vjeçar, pasi ai donte ta dërgonte atë në një shtëpi të moshuarish.

Anna Mae Blessing ka rrëfyer se pasi kreu krimin donte të qëllonte dhe mbi veten. Teksa kaq qenë duke e qëlluar djalin ajo ka thënë “Ti ma ke marrë jetën dhe unë po ta marr”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e 2 Korrikut në qytetin e Fountain Hills, Maricopa.

Djali i zonjës Blessing, donte që ajo të shkonte në një shtëpi të moshuarish, pasi jeta për të ishte bërë e vështire, shkruajnë mediat lokale.

Sipas policisë në vendngjarje janë gjetur dy armë zjarri të cilat ishin fshehur në dhomën e saj të gjumit. Mësohet se ajo e ka qëlluar djalin e saj me një revolver të blerë në vitet 1970.

Policia e gjeti djalin të vdekur, me dy plagë në qafë dhe në nofull. Gjithashtu mësohet se Blessing ka patur dhe një debat me bashkëshorten e djalit të saj.

Ajo është akuzuar për vrasje të shkallës së parë.