Jeta e Fiqiri Qyrfyçit, banor i një pallati në lagjen numër 6 në Durrës, rridhte normalisht deri në momentin që pleqëria i trokiti në derë. Janë te paqarta shkaqet se perse i moshuari u braktis nga fëmijët, por fqinjët thonë se ka 10 vite që ai jeton vetëm në shtepi dhe askush nuk kujdeset për të.Janë fqinjët ato që për të apeluar shtetin që të marrë masa për të moshuarin që ta strehojnë në azil.Fqinjët deklarojnë se i moshuari ka 2 vajza që kane 10 vite që nuk vijne për ta takuar babain dhe për ti pastruar shtepinë.Si pasoje e kësaj, era ne banesen e te moshuarit është e padurueshme, ai jeton pa drita dhe ne një shtepi të pushtuar nga mbeturinat.DIALOGUGruaja: Kemi një banor që e kanë braktisur fëmijët dhe gruaja. Kemi shkuar tek njësia bashkiake, kemi bërë një kërkesë dhe kanë thënë që nuk kemi çfarë ti bëjmë se ka fëmijë. Kjo gjendje ka 10 vjet. Nuk ka drita, asgjë. Ne banorët e lagjes kujdesemi që i japim ndonjë kafshatë bukë me hëngër. Por ai nuk ka nevojë vetëm për bukë, ka nevojë për tu larë dhe shpërlarë.Ka nevojë për hyzmet.Gruaja: Nuk lahet as pastrohet, na ndihmoni se vdiqën fëmijët dhe vdiqëm vetë.Nuk hapim dot derën, vdiqëm nga pisllëku. Ose të vinë ta pastrojnë ose ta çojnë atje ku duhet, merr dhe pension të mirë. Na dalin zorrët nga barku. Ka dy vajza. Kur e zë barku në dimër e lëshon rrugës.Të vërë dorë shteti. Burri: Më parë ka qenë shofer në hekurudhë.Gruaja: Çfarë nuk hedh nga lart, ua hedh në kokë fëmijëve. Duhet të shkojë në azil, le të ketë fëmijë sa të dojë, ai është i braktisur.Po çfarë thotë vetë i moshuari.Fiqiri Qyrfyçi: Unë kam tre fëmijë, jam me pension. Marr 7100 lekë. Fëmijët vinë. Nuk jam nga ata njerëz. Fëmijët i kam me shkollë të lartë, të dyja mësuese.Çuni nuk rri në Durrës, ka ik me kohë.