Regjimi komunist zhduku çdo libër që mund t’i ofronte sadopak liri mendimi shqiptarëve të burgosur në shtëpitë e tyre.
Historia e Hafiz Aliut, e rrëfyer për projektin “Memo” nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tregon mizorinë e komunizmit. 10 mijë libra të Aliut u “ekzekutuan” duke e lënë si “gjel fytprem”….
“10 mijë libra të stërgjyshit, të gjyshit, të babës, të mijat…endej nga dhoma në dhomë si një gjel fytprem”…
Një pjesë dialog mes shefit të degës dhe Hafiz Aliut:
-Sa gjuhë di ti?
-7, 3 të vdekuna e 4 të gjalla.
-E të vdekurat përse të duhen, flet me të vdekurit?