DHURO JETE FEMIJEVE TALASEMIK

Kushtojini vetëm 3 minuta lexim për të shpëtuar jetën e fëmijëve me talasemi, sepse për dy muajt që vijnë është krizë për bankat e gjakut.Ju mirëpresim ditën e enjte datë 5 korrik në orën 09:00 deri në 15:00 dhe ditën e premte me datë 6 korrim në orën 15:00 deri në 19:00 në dhurimin vullnetar të gjakut në Polikliniken Shkodër afër shkollës “28 Nëntori” në ndihmë të fëmijëve Talasemikë !Këtë akt bamirës mund ta kryejë çdo person nga mosha 18 – 60 vjeç i cili gëzon shëndet të plotë dhe nuk trajtohet aktualisht me medikamente.
Sugjerohet një vakt i lehtë jo më pak se 30min përpara dhurimit të gjakut.
E gjjthë proçedura kryhet nga mjekë të specializuar në transfuzionin e gjakut , në një ambient të sterilizuar, dhe relaksues. Fakte Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi i gjakut nga njerëzit vullnet mirë.Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident (të çdo forme) apo ndërhyrje kirurgjikale të shoqëruar me hemorragji, por edhe si kurë shoqëruese në disa patologji si anemitë si talasemia, hemofilia, anemitë hemolitike, leuçemitë, të transplantuarit, etj…Në Shqipëri janë rreth 600 fëmijë talasemik që kanë nevojë jetike për transfuzion të rruazave të kuqe një herë në 10 ditë, pasi në të kundërt jeta e tyre vihet në rrezik.
Mungesa e gjakut ndjehet pothuajse në çdo ditë të vitit. Nga 3500-4000 flakon gjak që duhen në vit për gjithë pacientët, shpërndahen vetëm 2700-2800.Shqipëria, numrin më të ulët të dhuruesve në Europë.Të sëmurët me talasemi, shpesh qëndrojnë një muaj pa marr gjak, ose marrin veç një falkon gjak.Duhet të dini se gjaku ka një cikël riprodhimi të përhershëm prej 21 ditësh, pra është e zakonshme që ai të shkatërrohet vetë. Përse t’a lemë të shkojë dëm?! Pas disa ditëve të dhurimit të gjakut, ju perfitoni dhe 170 mij lek analiza falas. ? Para se të kryeni këtë akt soldariteti, mjekët do të sigurohen se ju gëzoni shëndet të plotë dhe ky dhurim nuk do ta dëmtojë shëndetin tuaj. Kjo realizohet nëpërmjet intervistimit dhe vizitës mjekësore.Pasi kryeni dhurimin, ju duhet të qëndroni disa minuta shtrirë dhe të pini të njëjtën sasi uji apo lëngjesh, për të zëvendësuar gjakun e dhuruar.Më tej gjaku juaj egzaminohet për disa sëmundje ngjitëse si: HIV, Hepatitet dhe Sifilizi, por edhe analizat e zakonshme si gjaku komplet dhe parametrat biokimike. Këto egzaminime janë shumë të rëndësishme si për shëndetin e dhuruesit dhe për atë të marrësit. Gjithnjë e më shumë janë përmirësuar teknikat laboratorike të analizimit, për të krijuar një siguri sa më të madhe të gjakut në bankat ku ruhet.Vetëm nëse edhe keto egzaminime rezultojnë brenda normave, i jepet për transfuzion të sëmurit.Gjak mund të dhurojnë të gjithë ata që janë të shëndetshëm dhe kanë moshë nga 17 vjeç (me lejen e prindit)/ 18 deri 60 vjeç dhe peshë minimale 50 kg. Dhurohet 450 ml( ± 10%) dhe kjo këshillohet të bëhet 4 herë në vit për burrat dhe 2 herë në vit per gratë në moshë pjellorie.
Kjo nuk do te thote se nese dhuron njehere duhet patjeter te dhurosh gjithmone.Në këtë mënyrë ju keni kryer një akt heroik, pra I keni shpëtuar jetën dikujt apo keni ndihmuar dike tjetër që të jetojë më gjatë dhe më mirë.Të dhurosh gjak është një akt solidariteti human që shpëton jetën e njerëzve në nevojë. Ajo është dhurata më e çmuar që ne mund t’i bejmë një njeriu tjetër që ka nevojë.Ajo është dhurata e jetës.- Fundjavë Ndryshe, EKO Mendje dhe DSHP Shkodër

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...