Rastësia i ka kthyer bunkerët e ndërtuar gjatë luftës së dytë botërore në një ndalesë turistike të fshatit Dermenas.

Në tokat e shtetasit Xhemal Arapit ndalen që nga viti 2000, shumë të huaj. Ndaj, 77-vjeçarit shpesh herë i duhet të braktisë kazmën dhe të bëjë ciceronin.

“Këto i ka hedhur në hartë edhe drejtoria e Tiranës. Kur zbresin nga autobusi janë 60 veta, bëjnë foto të bunkerët”, shprehet Arapi për Top Channel.

Në sipërfaqen prej 2 ha toke, Xhemali përfitoi gjithsej 18 bunkerë, nga të cilët i kanë mbetur vetëm dy.

“Nuk kam marrë asnjë mbështetje nga ana e shtetit, vetëm më kanë thënë që të mos prishen”, tregon Xhemal Arapi.

Por sot ndonëse nuk ka asnjë përfitim ekonomik, 77-vjeçari thotë se nuk lodhet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë punë deri sa të jetë gjallë.